Kjo është arsyeja pse po ju nxehet telefoni

In Tech

Të gjitha pajisjet gjenerojnë nxehtësi, por ajo nxehtësi është armiku i baterisë.

Nëse pajisjet tuaja po nxehen shumë shpesh, më poshtë mund të lexoni arsyen pse, dhe çfarë të bëni në lidhje me të. Nxehja e vogël e ndonjë pajisje është normale.

Është një efekt i pashmangshëm i mbushjes, shkarkimit, përpunimit dhe ndriçimit në ekran. Prekeni me dorë kabllon hyrëse HD të pajisjes TV ose një kuti kabllore – ose prekeni pjesën e poshtme të laptopit, të gjitha gjenerojnë nxehtësi.

Vetëm për shkak që nxehja e një pajisje është normale nuk do të thotë se është e mirë. Për një përdorues, nxehja e tepërt e një pajisje mund të jetë irrituese apo edhe alarmante.

“Nxehtësia është vrasësi i baterive,” thotë Isidor Buchmann, CEO i kompanisë ‘Cadex Electronics’, e cila teston bateritë e pajisjeve.
Sipas hulumtimit të tij, një bateri litiumi e mbushur me rreth 40% energji në një temperaturë reale prej 30 gradë do të fillojë të humbë 15% të kapacitet qysh në fillim. Ky numër kërcen në 35% nëse bateria është e mbushur plot.

Kështu, çfarë mund të bëni për këtë çështje? Ka disa shkaqe të zakonshme që celulari mund të nxehet më tepër se që duhet: sinjali i dobët, puna intensive me të dhe përdorimi i tij kur është i vendosur në prizë – gjatë mbushjes së baterisë.

Nuk keni çfarë të bëni për sinjalin e dobët. Sistemet operative të celularëve të mençur janë mjaft të mira për t’i mbajtur programet e tyre në linjë, por janë të dobëta në kontrollimin e aplikacioneve që veprojnë në sfond – të cilat janë gjithashtu shkaktarë të nxehjes.

Ka shumë gjasa që fajtori të jetë edhe kasa e celularit. Lëreni celularin pa kasë për një ditë, dhe shihni nëse do të ketë efekt për të mirë.

Nëse problemi vazhdon, kontrollojeni atë tek një servis celularësh ose ngrohja ekstreme do të bëjë që bateria e celularit të shpërthejë.

You may also read!

Zakonet e këqija të prindërve trashëgohen (në dëm të shëndetit)

Fëmijët tanë na shohin gjithmonë, madje edhe kur tymosim apo kur pimë, dhe ata do të na emulojnë për

Read More...

Rrahim Pacolli e dënon arrestimin e Kurtit, harron që Ministri i Brendshëm është i partisë së tij

E njëjta mund të thuhet edhe për LVV-në, e dënojnë arrestimin e deputetëve të tyre, kurse me AKR-në bëjnë

Read More...

Skandali 1 mln USD për lobim në SHBA, prokuroria e Tiranës nis verifikim ndaj Bashës

Skandali 1 mln USD per lobim ne SHBA, firmosur nga kryetari i PD Lulzim Basha, do te jete objekt

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu