Ditarët e oficerëve serbë që vërtetojnë për mizoritë ndaj shqiptarëve, dhjetor 1877-janar 1778

In op/ed

Prof. dr. Hakif Bajrami

Kë e akuzojnë plagët e Kosovës 1844-1999 (16)
Në Arkivin e Serbisë janë 21 ditar lufte që i kanë përpiluar oficerët serbianë dhe ata që ishin mercenarë nga Austro-Hungaria, Gjermania dhe Rusia e që luftuan dhe i panë me sy vuajtjen e shqiptarëve, sidomos ata nga lokalitetet fshatare, ku nuk kishte rrugë, ndërsa granatimet ishin të tmerrshme. Ja si e përshkruajnë gjendjen në përgjithësi: “Kemi hasë në kufoma të ngrira nëpër fshatrat e thella malore. Aty së pari ushtarët tanë janë këshilluar që mos tu afrohen kufomave sepse mund të infektohen. Kudo në fshatin Mehanë shihen kufoma që i kishin copëtuar granatat e pastaj egërsirat i kishin bartur copat e mishit të njeriut afër shtruherave për t’i shkri dielli, sepse natën bënte acar i madh. Ka ngjarë afër rrugës që të hasim në qerre të thyera, ndonjëra rrotë prej tyre, por që aty edhe kishin mbetur kufomat e ngrira. Sidomos kufoma të tilla kemi hasë në Luginën e Raçit, të Banjës së Kurshumlisë dhe të Merdarit. Oficerët dhe mjekët e pakët që ishin na këshilluan që t`i angazhojmë disa njësi që ato kufoma dhe mbetjet mortore t`i gropojmë, sepse nëse nxehet moti do të kemi infektime. Kufoma ka shumë. Besoi se duhet së pakut tri batalione të caktohen për këtë punë nga Prokupla e deri në Merçez të Podujevës, sepse banorë vendas të gjallë, po thuajse askund nuk ka. Të gjithë janë arratisur, ata që kanë mundur në drejtim të Prishtinës, deri në Drenicë.
Të kthehemi se si ishte situata nëpër shtëpitë në lokaliteteve shqiptare. Ka pasur raste kur shumë ushtarë kanë lajmëruar se nëpër shtëpia kanë mbetur kufoma fëmijësh të ngrirë. Sigurisht se prindit e tyre i kanë lënë duke menduar se ndjekja nuk do të jetë e tillë, dhe ende nuk dihet se sa kufoma gjinden nëpër gryka e përroje malesh. E vërteta kundërmimi dhe gjëma e shumë bagëtive që kanë mbetur paralajmëron se kemi të bëjmë me një katastrofë lufte. E, të tilla janë luftërat, herë kemi hequr ne, e herë kanë hequr këta, por kësi tmerri nuk kemi parë. Dhe, ky realitet ka ardhur nga shkaku se tani granatat e topave e kanë bërë të vetën. Shumë ushtarë që kanë hyrë në luftëra për herë të parë janë të traumatizuar nga pamjet. Ata nuk janë të prirë në këto skena trishtuese.
Kemi hasë në disa fshatra shqiptare ku kanë mbetur familje me disa persona të shtyrë në moshë. Kemi hasë në femra shumë të bukura dhe të reja, por që nuk e dinin gjuhen tonë dhe lenin përshtypje të personave që nuk janë armiqësor. Llogaritet se nga qytetet më shumë, e nga lokalitetet fshatare më pak, janë diku mbi 3000-4000 femra që janë grabitur nga oficerët dhe ushtarët tanë të ri. Kjo “miqësi” ka ardhur si shpërblim që të kenë femra të bukura gjatë tërë jetës, tipike malësore racore, të bardha, zeshkane, por të rritura me ushqim natyral malor.
Ndaj ushtarëve shqiptarë është hapur një kamp në Nish. Aty jenë të regjistruar diku rreth 5 deri në 7000 burra të paarmatosur. Të gjithë shpresojnë se do të lirohen, për çka insiston një tog oficerësh rus pranë Shtabit tonë të njësisë së Kragujevcit. Sigurisht, se këta do të përdoren si rob lufte për ta pastruar terrenin nën mbikëqyrje.
Skenat që nuk do të dëshironte t’i sheh asnjë sy njeriu normal
Ka raste që ushtarët tanë nuk i kanë përdorë armët e zjarrit, por i kanë përdorë armët kacaturra, sepse janë zemëruar ndaj tyre sepse u është dëmtuar ndonjë shok ushtarë në disa raste pritash. Ka raste kur kemi hasë në therje në fytyrë, e këtë e kanë bërë njësitet e para që kanë qenë në sulme. Ata që janë sakatosur në atë mënyrë, duke se kanë qenë të sëmurë, e oficerët tanë kanë pasur dronë se mos po taktizojnë dhe po na sulmojnë pas shpine. Mu për atë ishte marrë mendimi që tereni të spastrohet; Asgjë e gjallë nuk duhet të mbetet prapa shpinës. Kemi bërë edhe kontrollimin e bagëtive nëpër stalla mos ndokush ka mbetur nën barkun e deleve që ishin racore, me lesh për tokë. Aty na është dashur të jemi të kujdesshëm se mos ndokush do të na dëmtojë.
Në lokalitetet: Vllasë, Mehane, Xhake, Deshishk, Prekoroxhë, Sfishtë, Retkocer, Halabak…. Kemi hasë në kufoma fëmijësh të ngrirë brenda shtëpive të mbuluara nga akulli. Në fshatrat tjera kemi hasë në vija rrugore kufoma skaj rrugëve, kuptohet gjithkund të ngrira, por edhe të mbuluara nga bora e madhe e dhjetorit. Afër rrjedhave të lumenjve kemi hasë në disa mbeturina ushqimi që do të thotë se disa nga të arratisurit kanë qëndruar aty duke pritur mos po ndryshon diçka, pos po kthehet fati i luftës në dobi të Sulltanit, ushtarët e të cilit këtij popull ia kishte kthyer shpinën dhe ia kishte mbajtur ikës kah Shkupi. Lidhur me këtë, më duhet të them se askund nuk kemi hasë në NIZAM të vrarë, që do të thotë se ata nuk kanë pritë asnjë dyluftim me neve, por janë larguar me komandë me kohë. (shih: AS, Ditarët e luftës; Dimitrije Peroviq, dorëshkrimi i botuar me ndryshime me titull “Borbe u Toplivi 1877-1878, Beograd, 1979; Shënimet e mësuesit Josif H. Kostiq; Shënimet e dy oficerëve mercenarë austriak vetëm për dhjetorin 1877 nga Prokupja e deri në Lluzhan, ku plagoset nga shokët; Shënim nga oficeri mercenar çekë nga Nishi në drejtim të Leskofcit dhe Vrajës kah Bujanofci për mizoritë serbiane në gjuhën gjermane për muajt dhjetor 1877, janar 1878 dhe një shënim për Shën Stefanin për krijimin e Bullgarisë së Madhe nga Petreburgu; Shënime për nivelin e demolimit të faltoreve islame nga ushtria serbiane. Kudo, çdo xhani është bombarduar me topa.
Varrosja e kufomave zgjatë dy muaj, mars – prill 1878
Në Vrajë dhe Prishtinë do të tubohen dy komisione të përbëra nga ulematë që kishin marrë për detyrë të futën në viset e Sanxhakut Nishit dhe Pirotit dhe atje t’i varrosin viktimat që kishin mbetur mbi dhe, nëpër shtëpi të rrënuara dhe skaj rrugëve duke u arratisë. Komisioni nga Vraja pati më pak punë sepse në Leskofc kishin mbetur katër ulema dhe ata i kishin kryer varrimet. Por, sipas dokumenteve serbiane, ato varrime ishin bërë “shkelë e shko”, vetëm sa për të i mbuluar me pak dhe ose me borë. Por kufoma atë tilla nuk kishte aq shumë. Ulemave të Komisionit Vrajës do t’i lejohet një tog i shqiptarëve të zënë rob dhe në përcjellje të një batalioni serbian do ta kryejnë pastrimin e trenit. (AS. Borbe u Toplici i Kosanici 1877, tre ditarë).
Komisioni në shumë vende kufomat do të i rimbulojë edhe me pak dhe, sepse me të shkrirë të borës shumë kufoma u zbuluan. Sërish Komisioni do të ketë punë gjatë marsit dhe prillit 1878.
Komisioni i ulemave të Prishtinës do të ia filloi punës në fund të shkurtit dhe fshat për fshat do të i varrosë sipas një informate të botuar në “Srpske Novine” prill 1878, 2886 kufoma të nxjerra nga rrënojat e shtëpive. Kufomat e copëtuara që ishin nëpër oborre dhe në rrugë, e të cilat ishin masakruar nga granatimet ose nga egërsirat, do të grumbullohen “me grabuja të drunjta: dhe eshtrat e tyre do të varrosen në varreza kolektive.
Pushteti i Beogradit do ta themelojë një “sipërmarrje” të përbërë prej ciganëve që flisnin serbisht për të i grumbulluar mbeturinat e kufomave shqiptare dhe për t’i varrosur në tri lokacione: Një në sektorin e Prekupljes, një në sektorin e Leskofcit dhe një në sektorin e Varnjës. Të tri sektorët i ka përcjellë një serë gazetarësh evropian dhe në fund do të lanë në redaksitë e tyre një fotografi të parafshizmit evropiane, që qiti kokë në gjysmën e parë të shekullit XX. Varrosja është bërë sikur të ishte fjala për ta mbuluar një zall me zall! Dokumentet kanë mbetur dhe ato duhet të botohen, por shkenca shqiptare nuk është duke investuar në hulumtime dhe botime të mirëfillta si bëjnë popujt tjerë. Për ndryshe krematoriumet mbi shqiptarë janë një histori që mendon, flet dhe vret për ndërgjegjen osmane, evropiane dhe pansllaviste që ia tejkalon nazizmit hitlerian. Është fjala për afro 2 milionë banorë shqiptarë që do të shfarosen gjatë viteve 1878-1922. (Shih: Justin McCarthy, Vdekje dhe dëbim, spastrim etnik i myslimanëve, 1821-1922, f, 1-414, gjerësisht). Dokumentet që kanë mbetë, theksojnë se gjatë varrimit ka pasur edhe gazetarë të huaj, sidomos jahudi nga Austria, Gjermania dhe Franca. Kjo kërkesë do trajtim të posaçëm. Dokumentet dihen.
Grabitja e stolive dëshmohet se shumë kufoma i kishin gishtërinjtë e prerë, si femrat ashtu edhe meshkujt. Sidomos plaçkitja e orendive shtëpiake, takameve të kafeve dhe orendive të kuzhinës prej remit dhe bakrit ishin shumë të mëdha. Asgjë nuk kishte mbetur nëpër odat gjysmë të rrënuar dhe kuzhinat gjysmë ë djegura. Këtu po e shënoi vetëm një detal. Në fshatin Vllasë do të gjinden tre drapërojë. Të tretë ishin të përgjakur, që do të thotë se me ta ua kishin prerë kokat viktimave që kishin mbetur disa hapa larg tyre të ngrira në borë.
 
Gjendja e shtëpive dhe çka kishte mbetur në to?
Nëpër shtëpi gjatë marsit dhe prillit 1878 do të organizohet një Komision shtetëror t`i vizitojë dhe të raportojë në qeveri. Dokumentet e atij Komisioni nuk na janë lejuar as t’i lexojmë në fillim. Por më vonë, kemi arritur të shënojmë se kemi të bëjmë me një barbari të paparë në histori. “Nuk ka shtëpi, thuhet në raporte (janë tri: i ujit, i vendbanimeve dhe i stallave të bagëtive -hb) që nuk janë gjetur shkatërrim të orendive dhe djegie të shtrojë-mbulojës, me të vetmin qëllim që banorët shqiptarë më mos të munden të kthehen dhe t`i shfrytëzojnë. Në çdo të katërtën shtëpi janë gjetur kufoma të demoluara nga egërsirat, ose nga qentë e shtëpisë. Kemi gjetur rastin unikat, kur qenë iu kishte afruar kufomës (bari) dh e ruante të paprekur! Kufoma vetëm sa kishte filluar të dekompozohet, sepse kishte filluar të dëmtohet nga moti që po freskohej (nxehej). Kemi hasë në disa shtëpi-dhoma të fjetjes, fëmijë të vdekur nga acari. Ata kishin mbetur ashtu si “të njomë duke iu afruar njeri tjetrit që mos të largohen prej mbulojave sepse do të frigoheshin deri sa kanë vdekur. Për çudi ato kufoma nuk i kishin dekompozuar egërsirat. Fjala është se egërsira kishte pak; ato ishin trembur nga krismat e topave, por kufoma kishte mjaftë.
Nga tërë ajo që kemi parë del se ushtria ka bombarduar fshatrat me komandë, sepse granatat kishin rënë në vija të caktuara taktike, duke menduar se kemi të bëjmë me mbrojtje të Arnautëve nga istikamet. Por, ata të shkretë nuk kishin pasur me çka të mbrohen, sepse nuk kishin bukë e lere ma të luftojnë. Madje, kur t`i shtihet këtij realiteti se atyre knjazi iu kishte drejtuar në fillim për ta pranuar ushtrinë e tij, del se fjala nuk është mbajtur.
Në një raport konfidencial * janar 1878, theksohet se urdhrin për mizori e kishin lëshuar oficerët mercenarë nga Vjena, Berlini, Parisi, Peterburgu dhe kuptohet çdo gjë kishte përfunduar me këtë tragjedi. Nuk e di, thotë raportuesi, a do të dihet ndonjëherë tragjedia e këtillë në të gjitha dimensionet. Për t’i varrosur kufomat është caktuar nga qeveria një Ekip i përbërë nga një firmë e Nishit, Leskofcit dhe Prekupjes, sepse në regjionin e Kushumlisë ka më pak kufoma. (Vijon)

 

You may also read!

Horoskopi ditor, e hënë 24 korrik 2017

Dashi Merkuri do ndikoje mjaft pozitivisht gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Nëse jeni te martuar do

Read More...

Si ta shmangni helmimin nga ushqimi i shpejtë?

Së fundi, franshiza e ushqimit të shpejtë, Chipotle, u detyrua ta mbyllë një restorant në Virginia të SHBA-ve pas

Read More...

Ministri gjerman: Erdogani po rrezikon marrëdhëniet e vjetra Gjermani-Turqi

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, është duke i vënë në rrezik marrëdhëniet e vjetra shekullore të Turqisë me Gjermaninë, ka

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu