KE zbardh projektin, ja çfarë përmban Zona Ekonomike e Ballkanit

In Ekonomi, Lajme

Komisioni Europian ka bërë për herë të parë publike se cfarë përmban konkretisht projekti i Zonës Ekonomike të Ballkanit.

Përmes një memoje zyrtare, Komisioni sqaron se Zona do të bazohet në katër shtylla, që janë tregtia, investimet, lëvizja e lirë dhe tregu dixhital.

Në lidhje me tregtinë, Zona e Përbashkët ekonomike, parashikon zgjerimin e marrëveshjes CEFTA duke përfshirë edhe tregtinë e shërbimeve.

Kjo nënkupton që kompanitë e shërbimeve si bankat, shoqëritë e sigurimeve apo ato të transportit të mund të lëvizin dhe ofrojnë shërbimet e tyre lirshëm në cdo vend të rajonit.

Pas tregtisë, kollona e dytë e zonës ekonomike do të jenë investimet. Gjashtë shtetet e ballkanit perëndimor do të bien dakord të krijojnë një axhendë të përbashkët investimesh, ku përfshihet shkëmbimi i informacionit dhe harmonizimi i politikave investuese.

Pika e tretë, ajo që parashikon lëvizjen e lirë prek drejtëpërdrejtë qytetarët. Vendet do të bien dakord të heqin cdo barrierë për lëvizjen e lirë të profesionistëve, përmes njohjes së përbashkët të kualifikimeve profesionale.

Kjo nënkupton se një dentist shqiptar mund të ofrojë shërbimet në Beograd apo anasjelltas. Dimensioni i fundit i projektit është ai dixhital. Ky dimension përfshin marrëveshje për shërbimet roaming dhe ato të ofrimit të internetit.

Ai parashikon protokolle për sigurinë kibernetike, mborjtjen e të dhënave dhe do të adresojë nevojat që kanë vendet e rajonit për aftësi në fushën dixjhitale.

Sipas Komisionit Europian Zona e përbashkët do të  krijojë 80 mijë vende të reja pune në rajon dhe do të nxisë rritjen ekonomike.

 

You may also read!

Horoskopi ditor, e hënë 24 korrik 2017

Dashi Merkuri do ndikoje mjaft pozitivisht gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Nëse jeni te martuar do

Read More...

Si ta shmangni helmimin nga ushqimi i shpejtë?

Së fundi, franshiza e ushqimit të shpejtë, Chipotle, u detyrua ta mbyllë një restorant në Virginia të SHBA-ve pas

Read More...

Ministri gjerman: Erdogani po rrezikon marrëdhëniet e vjetra Gjermani-Turqi

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, është duke i vënë në rrezik marrëdhëniet e vjetra shekullore të Turqisë me Gjermaninë, ka

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu