Dikur ishte shankist, tani kosovari është pronar i restorantit më të famshëm në Berlin

In Disaspora

Fatos Xhafolli, një shtetas shqiptar i Kosovës është pronar i restorantit “Nuovo Mario”. Ai para 25 vjetësh ishte prapa banakut, kurse tani është ‘bosi’, shkruan “sueddeutsche.de”.

Restoranti italian është shumë i vizituar në Berlin, duke njëri nga restorantet më të mira në vend, përcjell albinfo.ch.

“Nuovo Mario” është njëri nga restorantet më të mira italiane në qytet, por pronari i tij është shqiptar. Shqiptar nga Kosova.

Në Berlin nuk ka shumë njohuri për këtë vend, që nuk janë shumë pozitive. Picat dhe pastat i duan gjermanët, por edhe Tavë kosi, por edhe qengji i pjekur me oriz nga kuzhina tradicionale shqiptare. Gjermanët kanë disa lidhje me Italinë, por jo me Shqipërinë apo Kosovën.

Fatos Xhafolli (40-vjeçar) kishte ardhur nga kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, për të filluar si një i huaj, por duke punuar shumë, ka arritur të jetë i suksesshëm në këtë fushë. Tashmë ai është shefi.

Vendi i tij është shumë i vizituar, çka nuk mund të thuhet për Kosovën. Ky vend ka shumë pak vizitorë, dhe njëri nga më të dobëtit ekonomikisht në Evropë. Ky vend ishte shkatërruar gjatë luftës para 20 vjetësh, kurse BE ka dhënë shumë ndihma. Disa kanë qenë të suksesshëm në Gjermani, por rruga është e vështirë.

Ai është nënkryetar i rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Gjermani, ku nënkryetar është edhe Bekim Borovci, derisa kryetar është Mustafë Abazi. Ky i fundit tregon për problemet me të cilat ballafaqohen shqiptarët.

Xhafolli ka dy dekada që jeton dhe vepron në Berlin të Gjermanisë, ku në këtë qytet ai ka në pronësi tre restorante, në të cilat ka të punësuar 65 punëtorë.

You may also read!

NASA shtanget nga rrezatimi i pafund diellor në qytetin e shenjtë të Mekës

Agjencia Hapësinore e SHBA-së (NASA) është shprehur e habitur me rrezatimin e pafund që përqendrohet në qytetin e shenjtë

Read More...

Lamtumirë selfie, me telefonin e ri Nokia 8 është koha për “bothie”

Ishte një rikthim i bukur, me mjaft stil, ai i Nokia 3310, por edhe në fushën e smartphone-ve, shtëpia

Read More...

Barcelona nuk ndalet në La Liga, 18 pikë në gjashtë ndeshjet e para (Video)

Barcelona ka fituar në udhëtim te rivali lokal, Girona, me rezultat të thellë 3-0 në kuadër të javës së

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu