Hadergjonaj: Prapë ‘lufta’ politike po ngulfat ekonominë

In Ekonomi

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), e cila në legjislaturën e fundit të Kuvendit ka qenë edhe nënkryetare e parë e Komisionit për Buxhet dhe Financa, ka thënë se sërish ‘lufta’ politike është duke e ngulfatur ekonominë.

Hadergjonaj ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” se Qeveria duhet të formohet sa më shpejt, në mënyrë që të punohet seriozisht në zgjidhjen e problemeve të shumta me të cilat përballen qytetarët. “A duhet menduar më shumë për zhvillim ekonomik, për ulje të papunësisë, për rritjen e prodhimtarisë vendore, për ulje të disbalancit tregtar, për hapjen e perspektives për rininë, për politika të mirëfillta fiskale, apo të vazhdojmë me kacafytje politike, me stresin se a do ta votoj një deputet apo jo qeverinë. Qeveria duhet të formohet. Duhet që sa më shpejt të punojmë seriozisht në zgjidhjen e problemeve të shumta me të cilat përballet qytetari ynë”, ka thënë Hadergjonaj.

 

You may also read!

NASA shtanget nga rrezatimi i pafund diellor në qytetin e shenjtë të Mekës

Agjencia Hapësinore e SHBA-së (NASA) është shprehur e habitur me rrezatimin e pafund që përqendrohet në qytetin e shenjtë

Read More...

Lamtumirë selfie, me telefonin e ri Nokia 8 është koha për “bothie”

Ishte një rikthim i bukur, me mjaft stil, ai i Nokia 3310, por edhe në fushën e smartphone-ve, shtëpia

Read More...

Barcelona nuk ndalet në La Liga, 18 pikë në gjashtë ndeshjet e para (Video)

Barcelona ka fituar në udhëtim te rivali lokal, Girona, me rezultat të thellë 3-0 në kuadër të javës së

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu