Nga shqiptar të Çamërisë tek çami i pabesë

In op/ed

Arben LLALLA

Çfarë ndodhi me shqiptarët e Çamërisë që erdhën refugjatë politikë në Shqipëri pas tragjedisë që ndodhi më 1944-’45, kur ushtria EDES e udhëhequr nga Napoleon Zerva kryen genocid mbi këta njerëz? Në fillim sistemi komunist në Shqipëri me ndihmën edhe të minoritarëve grekë, të cilët ishin të shumtë nëpër institucionet drejtuese të larta të shtetit u përkujdesën që të fshinin nga kujtesa e shqiptarëve të Çamërisë historinë dhe kulturën e tyre të lashtë. Qysh më krye gjeti shtrat fjala ogurzezë se çamët janë të pabesë dhe kanë bashkëpunuar me italianët dhe gjermanët kundër popullit grekë. Por, në të vërtetë çamët ishin rreshtuar në masë të madhe në ushtrinë partizane greke EAM-ELAS dhe shqiptare UNÇ.

Sistemi komunist u përkujdes që në postet e larta të shtetit shqiptarë të mos kishte asnjë drejtues që ishte me origjinë nga Çamëria, duke lënë të mendohet se çamët i përkasin një shoqërie të ulët. Në fakt, historikisht nga fara e shqiptarëve të Çamërisë kanë dalë shumë burra të zgjuar e të ditur që kanë qenë edhe drejtues të lartë të perandorisë osmane, pa folur për Gjin Bue Shpatën, i cili ishte shqiptar i Çamërisë. Marko Boçari nga Çamëria që bëri fjalorin greqisht-shqip më 1809, trimëritë e tij në çlirimin e Greqisë. Për të vazhduar me ideatorin e Lidhjes së Prizrenit Abedin Pashë Dinon, e mjaft të tjerë. Pra, për një fqinjësi të mirë me Greqinë, Shqipëria komuniste nisi të shkruaj librat e rinj për atë që nuk ka ndodhur dhe s’kanë qenë asnjëherë çamët; histori e re, me kulturë të re.

Kështu, pas viteve 1990 ishte e vështirë që pas 50 viteve dhe dy brezave të thuhet e të mbrohet e vërteta për shqiptarët e Çamërisë. Vetë kombi shqiptar, pothuajse kishte harruar se çfarë ishte dhe është në të vërtetë, sepse ishte kultivuar teoria e njeriut të ri socialist, “internacionale do të jetë jeta e re”, pra kozmopolitizmi. Komunizmi pati suksese në besueshmërinë e teorisë se shqiptarët e Çamërisë janë ndryshe nga ne, shqiptarët e Republikës së Shqipërisë, ata ishin dhe janë të huaj për ne, ata janë “çamët e pabesë”, ndërsa ne jemi shqiptarët me besë, që përbuzim vëllanë tonë prej Kosove apo Çamërie për mikun grek e serb.

Ajo që është edhe më tragjike, vetë shqiptarët po “gëlltitin” çështjet e tyre kombëtare, sepse në mënyrë fanatike në emër të anëtarësimit në BE janë vënë të bindur në shërbim të grekëve dhe sllavëve. Dikush për t’ju bërë qejfin grekëve manipulon zgjedhjet që të mbesin jashtë Kuvendit ata që mbajnë mbi supet e tyre çështjet e ndryshme kombëtare nga Çamëria, Ilirida, e kështu me radhë. Ndërsa, ai më i “shkurtëri” kërkon që shqiptarët t’i lërë konsumatorë të produkteve serbe duke na kthyer në shërbëtorë të tyre.

Por, lavdi Zotit, ka ende shqiptarë që nuk ju binden servilitetit dhe nuk bëjnë marrëveshje në dëm të çështjeve kombëtare. Mirëpo, është mëkat që raca shqiptare të bëhet shërbëtore e grekëve dhe serbëve duke ju shërbyer symbyllurazi për interesat karrieriste të disa individëve që këshillohen me pjellën e keqe që i kanë shërbyer tradicionalisht UDB-së dhe Asfalisë.

Dhe sigurisht të gjitha këto “ia them nuses që t’i dëgjojë vjehrra”. Dhe në këtë rast “vjehrra” është udhëheqja politike e shqiptare që i uroj të mos ketë “vesh të rëndë”, sepse lufta ideologjike midis atyre që thonë dhe mbrojnë të vërtetën vazhdon ende përballë legjionit të njerëzve me aftësi të kufizuar intelektuale që në shqip i thonë: Të paditur!

You may also read!

Zakonet e këqija të prindërve trashëgohen (në dëm të shëndetit)

Fëmijët tanë na shohin gjithmonë, madje edhe kur tymosim apo kur pimë, dhe ata do të na emulojnë për

Read More...

Rrahim Pacolli e dënon arrestimin e Kurtit, harron që Ministri i Brendshëm është i partisë së tij

E njëjta mund të thuhet edhe për LVV-në, e dënojnë arrestimin e deputetëve të tyre, kurse me AKR-në bëjnë

Read More...

Skandali 1 mln USD për lobim në SHBA, prokuroria e Tiranës nis verifikim ndaj Bashës

Skandali 1 mln USD per lobim ne SHBA, firmosur nga kryetari i PD Lulzim Basha, do te jete objekt

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu