Studimi: Ngrohja klimatike do ta vështirësojë ngritjen e avionëve

In Tech

Edhe avionët mund të përballen me ngrohjen klimatike.

”Gjithnjë e më shumë avionë do të duhet të bëjnë lëshime në dekadat e ardhshme nëse dëshirojnë të ngrihen në orët më të nxehta të ditës”, sipas një studimi të ri nga universiteti ”Kolumbia”.

Ashtu si e ka treguar anulimi i 40 fluturimeve muajin e kaluar me nisje nga Phoenix, në mes të valës të të nxehtit në Arizona, avionët e kanë pasur të vështirë të ngrihen me rritjen e temperaturave.

”Kur moti është i nxehtë, ajri humb densitetin. Dhe në një ajër me pak dendësi, krahët e avionëve humbin forcën aerodinamike”, nënvizon një komunikatë që përmbledh këtë studim të kryer nga një studente e universitetit njujorkez, Ethan Coffel, me klimatologun, Radley Horton.

“E vetmja zgjidhje, nëse kërkohet shtyrja e nisjes së avionit, është lehtësimi i peshës së tij duke reduktuar sasinë e karburantit, të ngarkesës apo numrit të pasagjerëve”, vijon komunikata.

“Ngrohja dhe sasia e madhe e valëve të nxehtësisë, siç ndodhi në Phoenix mund të shkaktojnë probleme për rreth 10-30 për qind të avionëve të mbushur me kapacitet të plotë në orën më të nxhehta”, sipas studimit.

Ky studim e vë theksin tek ndryshimet e pazbuluara klimatike mbi aviacionin dhe potencialin thelbësor për efektet në kaskada, në ekonomi e tjerë.

You may also read!

Horoskopi ditor, e hënë 24 korrik 2017

Dashi Merkuri do ndikoje mjaft pozitivisht gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Nëse jeni te martuar do

Read More...

Si ta shmangni helmimin nga ushqimi i shpejtë?

Së fundi, franshiza e ushqimit të shpejtë, Chipotle, u detyrua ta mbyllë një restorant në Virginia të SHBA-ve pas

Read More...

Ministri gjerman: Erdogani po rrezikon marrëdhëniet e vjetra Gjermani-Turqi

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, është duke i vënë në rrezik marrëdhëniet e vjetra shekullore të Turqisë me Gjermaninë, ka

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu