Zhurma nga politika lokale për Kalanë e Vushtrrisë tej masës së duhur

In op/ed

Projekti i hartuar nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve të Trashëgimisë Kulturore për Kalanë e Vushtrrisë   ka ngjallur këto ditë  në shtyp reagime të shumta, të ndara në dy krahe, pro dhe kundër,por edhe te vetë qytetarët e kësaj komune.

Derisa ky institut mbron tezën se në pamundësi të investimeve shtetërore dhe fondeve të pamjaftueshme për mirëmbajtjen e monumenteve të trashëgimisë , zgjidhja më e mirë është dhënia e tyre me koncension, shumë studiues, historianë,arkeologë,zyrtarë lokal apo edhe qytetarë  janë shprehur kundër, pasi në Kosovë,e kësisoji edhe në Vushtrri mungon përvoja në këtë drejtim,shkruan Portali lokal Viciana.info.

Ideja e Institutit për dhënien me qera për një kohë të caktuar një sipërmarrësi privat ka të bëjë kryesisht me realizimin e një projekti  që këtë objekt do e bëjë shumë me funksional dhe të vizituar nga turistë vendor dhe të jashtëm.

Objekte të trashëgimisë kulturore janë dhënë më konçension ose me qera pothuaj në gjithë Shqipërinë,Greqi,Maqedoni e shtete tjera dhe kanë rezultuar të suksesshme. Sepse, një vizitor që shkon të shohë kalanë,shembull po e marrim Vushtrrinë,nuk ka dëshirë që t’i gjejë dyert e mbyllura, po ka të drejtë ,pas vizitës së mbaruar,të pijë një kafe a një limonatë.

Vendimi i Institutit që ky objekt të jepet me qera shihet si iniciativë pozitive,sepse si thonë edhe shumë qytetarë të Vushtrrisë , më mirë sesa të rri djerrë, Kalaja duhet të jepen në shfrytëzim te subjektet private, të cilat krahas shfrytëzimit të tyre do të kenë për detyrë edhe t’i mirëmbajnë.

Nën kujdestari të subjektit privat është një praktikë që ndiqet mjaft edhe në vende të tjera, prandaj nuk ka arsye pse të mos zbatohet edhe tek ne,thonë në Institutin e MMK.

Monumentet e tilla në Kosovë,thonë në këtë ent, nuk ruhen si duhet, lihen djerrë, kthehen në vend grumbullimi mbetjesh urbane , kështu që  ato humbin shumë nga vlerat historike që kanë trashëguar ne shekuj,ndaj  subjektet private duhet ta kenë të qartë që në fillim se do të kenë për detyrë jo vetëm shfrytëzimin e monumenteve, por edhe mirëmbajtjen e tyre. Pra , edhe kalaja e Vushtrrisë,që gjendet nën mbikëqyrjen dhe mandatin e Institutit , i është dhënë konform bazave ligjore një subjekti privat i cili përpos që do të realizojë në tërësi projektin e Institutit  në bazë të kontratës dhe marrëveshjes reciproke , ky investim nuk do të jetë kryekëput  fitimprurës për biznesin e tij, sepse ka edhe obligime tjera për këtë projekt por duhet ta shohë në një kuadër më të gjerë, si evidentim i kulturës e historisë shekullore të vendit tonë, si një vlerë që meriton të ruhet e mirëmbahet për t’u trashëguar tek brezat që do të vijnë.

Monumenti nuk ka ndryshuar destinacionin e tij, thonë në Institut,përkundrazi do të jetë  edhe më i vizitueshëm dhe subjekti që e ka marrë me qera nuk e ka cënuar atë.

Zhurma që po bëhet  nga politika lokale është tej masës së duhur,sepse ky objekt është në kompetenca të plota të institutit. Janë vetë qytetarët e Vushtrrisë ata që thonë se ky objekt më shumë ka qëndruar mbyllur, nuk është shfrytëzuar sa e si duhet për vizitorë. Vet fakti se kalaja e Vushtrrisë shtrihet mu në mes të qytetit, qytetarët e këtushëm thonë se duhet të jetë shumë më e frekuentuar dhe dobiprurëse edhe për bizneset tjera. Reagime të shumta neper rrjetet sociale nga ana e qytetareve ka edhe rreth shfrytëzimit të saj nga vetëm një numër i caktuar personash apo edhe OJQ,të cilët më shumë janë përkujdesur për përfitime personale se sa për ndonjë aktivitet të dobishëm./Viciana.info/

You may also read!

Zakonet e këqija të prindërve trashëgohen (në dëm të shëndetit)

Fëmijët tanë na shohin gjithmonë, madje edhe kur tymosim apo kur pimë, dhe ata do të na emulojnë për

Read More...

Rrahim Pacolli e dënon arrestimin e Kurtit, harron që Ministri i Brendshëm është i partisë së tij

E njëjta mund të thuhet edhe për LVV-në, e dënojnë arrestimin e deputetëve të tyre, kurse me AKR-në bëjnë

Read More...

Skandali 1 mln USD për lobim në SHBA, prokuroria e Tiranës nis verifikim ndaj Bashës

Skandali 1 mln USD per lobim ne SHBA, firmosur nga kryetari i PD Lulzim Basha, do te jete objekt

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu