Çfarë ka ndodhur më 17 korrik?

In Jetë/Stil

Ngjarjet më të rëndësishme që kanë ndodhur më 17 korrik, ndër vite:

180 – Dymbëdhjetë banorë të Skilliumit në Afrikën e Veriut ekzekutohen pse ishin të krishterë. Kjo është e dhëna më e hershme e dokumentuar mbi praninë e të krishterëve në atë pjesë të botës. Gjykimi dhe ekzekutimi u krye në Kartagjenë gjatë periudhës së përndjekjeve të fundit nën perandorin Markus Aurelius, i njohur për vuajtjet e shkaktuara mes të krishterëve në Vjenë dhe Lion. Markus Aurelius kishte vdekur më 17 mars të vitit në fjalë, dhe persekutimi ndaj të krishterëve pushoi pothuajse menjëherë pas ardhjes në pushtet të Komodus.

1203 – Kryqëzata e Katërt – një flotë venedikase me kryqtarë në bord sulmon Kostandinopojën dhe e merr atë. Perandori bizantin Aleks Angelos ikën nga kryeqyteti i tij. Aleksi ishte nipi i Angjelinës, një nga bijat e perandorit Aleks Komnenos.

1791 – Anëtarët e Gardës Kombëtare Franceze nën komandën e gjeneralit Lafayette hapin zjarr ndaj një turme jakobinësh radikal në Champ de Mars, Paris, gjatë Revolucionit Francez, duke vrarë deri në 50 njerëz.

Në Revolucionit Amerikan, La Fayette kishte shërbyer si gjeneral major në Ushtrinë Kontinentale nën George Washingtonin. La Fayette ishte hallka më e rëndësishme midis Amerikës dhe në Revolucionit francez. Si përkrahës i parimeve kushtetuese të Shteteve të Bashkuara u bëri thirrje të gjitha kombeve të ndjekin shembullin amerikan. La Fayete refuzoi të marrë pjesë në qeverinë e Napoleonit, dhe u bë anëtar i Dhomës franceze të Deputetëve në 1815. Kongresi amerikan i dha La Fayetit shtetësinë e nderit, në vitin 2002. Për arritjet e tij në shërbim të Francës dhe Shteteve të Bashkuara, Marie-Joseph Paul Yves Roch Gilbert du Motier de La Fayette, ose, Marquis de La Fayette (1757 –1834) është i njohur edhe si “Heroi i dy botëve”.

1867 – Themelohet në Boston, Masaçusets, Shkolla e Mjekësisë Dentare të Harvardit – e para shkollë dentare në SHBA e lidhur me një universitet.

1918 – Car Nikolla II i Rusisë dhe familja e tij vriten nga bolshevikët e Çekas në Shtëpinë Ipatiev në Jekaterinburg, Rusi.

1918 – Anija Carpathia, e cila kishte shpëtuar 705 të mbijetuarit nga Titaniku i mbytur më 1912, fundoset pranë brigjeve të Irlandës nga një anije luftarake gjermane – nga 55 njerëzit në bord, vetëm 5 shpëtojnë.

1936 – Lufta Civile spanjolle: Një rebelimi i forcave të armatosura kundër qeverisë majtiste e zgjedhur nga Fronti Popullor shënon fillimin e luftës civile të Spanjës.

1938 – SHBA; Douglas Corrigan, pilot, niset me një monoplan nga Nju Jorku për në Los Angeles. 28 orë më vonë ai mbërriti jo në Kaliforni, por në Irlandë. Korrigan kishte fluturuar 5 mijë km pa pajisjeve komunikimi, përveç një busull. Shpjegimi i tij për gabimin monumental ishte se kishte ndjekur fundin e gabuar e gjilpërës së busullës. Që nga ajo kohë shprehja “wrong way Corrigan!” përdoret veçanërisht në sport, kur lojtari i hutuar vrapon me top drejt portës së vet.

1990 – Udhëheqësi palestinez Yasser Arafat (61 vjeç) martohet me Suha Tawil (27 vjeçe). Suha, nga një familje e pasur e krishtere nga Jeruzalemi u bë e njohur si veprimtare për të drejtat e grave.

Në një intervistë me revistën Nju Yorker më 1995, ajo u shpreh: “I kam thënë burrit se nëse u mohon grave barazi, unë do të jem në pararojë të grave në rrugë duke protestuar para zyrës së tij në shtetin e ri palestinez”. Është argumentuar se Suha dhe Arafati u takuan në vitin 1987; ajo ndihmoi në organizimin e vizitës së Arafatit në Paris në vitin 1989; Arafati i kërkoi Suhas të vinte të punonte me të në Tunizi, ku Organizatës për Çlirimin e Palestinës kishte ngritur një seli. Suha u konvertua në islam dhe fshehurazi u martua me Arafatin. Fëmija e tyre i vetëm, vajzë, lindi më 1995 në Francë. Arafati vdiq me 2004.

2000 – Gjermania pranon të paguaj 5 miliardë dollarë për viktimat e periudhës së mizorive naziste.

1998 – Romë, Itali; një konferencë diplomatike miraton statutin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare – gjykatë e përhershme për të ndjekur penalisht individë të akuzuar për genocid, krime kundër njerëzimit, krime lufte dhe krime agresioni.

You may also read!

Zakonet e këqija të prindërve trashëgohen (në dëm të shëndetit)

Fëmijët tanë na shohin gjithmonë, madje edhe kur tymosim apo kur pimë, dhe ata do të na emulojnë për

Read More...

Rrahim Pacolli e dënon arrestimin e Kurtit, harron që Ministri i Brendshëm është i partisë së tij

E njëjta mund të thuhet edhe për LVV-në, e dënojnë arrestimin e deputetëve të tyre, kurse me AKR-në bëjnë

Read More...

Skandali 1 mln USD për lobim në SHBA, prokuroria e Tiranës nis verifikim ndaj Bashës

Skandali 1 mln USD per lobim ne SHBA, firmosur nga kryetari i PD Lulzim Basha, do te jete objekt

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu