Koci tregon kur do të bëhen aktakuzat e para të Gjykatës Speciale

In Kosova, Lajme

Avokati Arianit Koci, ka thënë se natyra shumështresore e procedurës penale në Gjykatën Speciale, nuk rrjedh vetëm prej seriozitetit të akuzave dhe përmbajtjes juridike, por sipas tij edhe nga dēshmitë e dëshmitarëve të cilat duhet t’i nënshtrohen verifikimit serioz, nga ana e Gjykatës.

“Është fakt notor që mund të ketë pasur tentativë për ndërhyrje në prova gjatë hetimeve, prej palëve të treta”, ka thënë Koci përmes një postimi në “Facebook”.

Sipas tij kredibiliteti i çdo prove që i është servuar Prokurorisë duhet të vërtetohet.

Ai sipas analizës së tij juridike ka treguar se kur mund të deponohen aktakuzat e para në Gjykatën Speciale.

“Duke e ditur mirë se si funksionojnë Tribunalet ad hoc, dhe duke e pasur parasysh modus operandin e Prokurorisë, sipas analizës sime juridike, aktakuzat e para nuk do të deponohen në Gjykatën Speciale, para pranverës së hershme të vitit të ardhshëm”, ka thënë Koci.

You may also read!

NASA shtanget nga rrezatimi i pafund diellor në qytetin e shenjtë të Mekës

Agjencia Hapësinore e SHBA-së (NASA) është shprehur e habitur me rrezatimin e pafund që përqendrohet në qytetin e shenjtë

Read More...

Lamtumirë selfie, me telefonin e ri Nokia 8 është koha për “bothie”

Ishte një rikthim i bukur, me mjaft stil, ai i Nokia 3310, por edhe në fushën e smartphone-ve, shtëpia

Read More...

Barcelona nuk ndalet në La Liga, 18 pikë në gjashtë ndeshjet e para (Video)

Barcelona ka fituar në udhëtim te rivali lokal, Girona, me rezultat të thellë 3-0 në kuadër të javës së

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu