Presidenti ende s’e ka caktuar datën e seancës konstituive

In Kosova, Lajme

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ende nuk e ka marrë vendimin se kur do të mbahet seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovën këshilltari i presidentit, Ardian Arifaj.

Arifaj ka thënë se ende nuk ka një vendim dhe sapo të ketë një gjë të tillë do të bëhet publike.

Mbledhjen konstituive të legjislaturës së Kuvendit duhet ta thërrasë Presidenti i Republikës së Kosovës brenda afatit prej tridhjetë (30) ditësh nga dita e shpalljes zyrtare të rezultatit të zgjedhjeve ( 8 korrik).

Sipas Rregullores së Kuvendit, punimet e mbledhjes konstituive të legjislaturës së Kuvendit, deri në zgjedhjen e Kryetarit dhe të nënkryetarëve të Kuvendit, i udhëheq deputeti më i vjetër, i ndihmuar nga deputeti më i ri, sipas moshës.

Sipas po të njëjtës rregullore, rendi i ditës i mbledhjes konstituive të legjislaturës duhet ta përfshijë formimin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit, të mandateve, zgjedhjen e kryetarit dhe të pesë (5) nënkryetarëve të Kuvendit.

Nga momenti i konstituimit të Kuvendit, mandatari i parë bazuar në rezultatin e zgjedhjeve pra kandidati për kryeministër i koalicionit PAN, Ramush Haradinaj duhet që të bëjë propozimin për formimin e Qeverisë së re të Kosovës brenda 15 ditëve.

You may also read!

NASA shtanget nga rrezatimi i pafund diellor në qytetin e shenjtë të Mekës

Agjencia Hapësinore e SHBA-së (NASA) është shprehur e habitur me rrezatimin e pafund që përqendrohet në qytetin e shenjtë

Read More...

Lamtumirë selfie, me telefonin e ri Nokia 8 është koha për “bothie”

Ishte një rikthim i bukur, me mjaft stil, ai i Nokia 3310, por edhe në fushën e smartphone-ve, shtëpia

Read More...

Barcelona nuk ndalet në La Liga, 18 pikë në gjashtë ndeshjet e para (Video)

Barcelona ka fituar në udhëtim te rivali lokal, Girona, me rezultat të thellë 3-0 në kuadër të javës së

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu