Robert Elsie, albanologu i madh të cilit i kemi mbetur borxh

In op/ed

Nga Rexhep Qosja

Me pikëllim e mësova lajmin për ndarjen nga jeta të Robert Elsit.

Robert Elsi ishte njëri prej albanologëve me prejardhje gjermane, i cili gjithë jetën dhe gjithë dhuntinë e tij të gjithanshme krijuese ia kushtoi letërsisë dhe kulturës shqiptare në përgjithësi.

Robert Elsi kishte arritur të njihte letërsinë shqipe, të njihte kulturën shqiptare në gjithë shtrirjen kohore dhe hapësinore.

Robert Elsi kishte arritur të njihte dhe kishte arritur të studionte këtë letërsi dhe këtë kulturë sepse i deshi jashtëzakonisht përkushtueshëm.

Fryt i këtij përkushtimi të madh ndjenjor dhe mendor ndaj letërsisë dhe kulturës shqiptare në përgjithësi është numri i madh i veprave të fushave të ndryshme të albanologjisë, që do të shkruajë e do të botojë ai.

Robert Elsi ishte albanolog i veçantë për dy arsye: e para, pse ishte i liruar prej disa paragjykimeve prej të cilave nuk kishin qenë gjithnjë të liruar gjithë albanologët e mëdhenj të shekullit 19 a shekullit 20, dhe, e dyta, pse ishte i liruar edhe prej sentimentalizmit folklorizues prej të cilit, po ashtu, nuk ishin gjithnjë të liruar gjithë albanologët joshqiptarë dhe shqiptarë.

Robert Elsin e bëjnë albanolog të madh: shumësia e veprave të tij për letërsinë dhe për kulturën shqiptare në përgjithësi; shumësia e temave dhe çështjeve që ka trajtuar; dhe qëndrimi objektiv, kritik, shkencor ndaj temave e çështjeve me të cilat është marrë.

Tani kur Robert Elsi u nda prej jetës, dhe prej nesh, mund të them me keqardhje se ne nuk ishim plotësisht të vetëdijshëm për rëndësinë e veprës së tij shkencore e profesionale në studimet albanologjike dhe për studimet albanologjike.

Kush më pak e kush më shumë ne i kemi mbetur borxh albanologut Robert Elsi.

Posaçërisht shumë albanologut Robert Elsi i kanë mbetur borxh institucionet shtetërore shqiptare.

Por, nuk është Robert Elsi albanologu i vetëm, krijuesi i vetëm, që me aq shumë ndjenja dhe me aq shumë dhunti studiuese u ishte kushtuar historisë, letërsisë, kulturës shqiptare, popullit shqiptar, të cilit i kanë mbetur borxh këto institucione.

Ato, institucionet shtetërore shqiptare, ndoshta do t’i dalin borxhit albanologut të madh, Robert Elsi, tani mbas ndarjes së tij nga jeta dhe ndoshta jo vetëm me deklarata!

Qoftë i përjetshëm kujtimi për ty, Robert Elsi.

You may also read!

Kuvendi i Shqipërisë zgjedh mes tensionesh Arta Markun Kryeprokurore të Përkohshme

Kuvendi ka zgjedhur mes tensionesh Kryeprokuroren e Përkohshme. Me 69 vota pro, 2 kundër dhe 2 abstenim, deputetët e

Read More...

Horoskopi ditor, e Hënë 18 Dhjetor 2017

Dashi Gjatë kësaj dite qielli do të jetë i pastër. Pritet të jetë dita e duhur për t’u emocionuar

Read More...

Jevtiq: Lista Serbe bashkëpunon me Beogradin, por vendimet i merr vet

Zëvendëskryeministri i Kosovës njëherit ministër për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq ka thënë se Lista Serbe bashkëpunon me Beogradin,

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu