Një lajm fantastik për pagat vjen nga FMN

In Ekonomi

Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka përfunduar vizitën në Kosovë. Me këtë rast udhëheqësi i Misionit të FMN-së, Jacques Miniane ka thënë se rritja ekonomike ka qenë shumë e mirë në tre muajt e fundit dhe ky sipas tij, është lajm i mirë.

 

“Rritja ekonomike ka qenë shumë e mirë për këtë vit dhe vitin e ardhshëm presim deficit prej 1.5% në buxhetin e vitit 2018. Është pikënisje shumë e mirë. Është një ekonomi me kapacitet të kufizuar dhe stabiliteti makrofiskal është i rëndësishëm për çdo shtet. Jemi të bindur që deficiti do të përmbahet edhe për vitin e ardhshëm”.

 

Sa i përket rritjes së pagave, ai ka thënë që ato duhet të rriten gradualisht në përputhje me rritjen ekonomike dhe se për këtë janë marrë vesh edhe me ministrin e Financave Bedri Hamza, raporton Ekonomia Online.

 

“Pagat kanë pasur rritje mbi rritjen e ekonomisë, një mospërputhje me të gjitha parashikimit. Pagat të rriten rregullisht në përputhje me rritjen ekonomike”.

 

 

Ai ka thënë se buxheti për vitin e ardhshëm të jetë i bazuar në parashikime reale, por ka kërkuar që shpenzimet të jetë për investime kapitale.

 

“Buxheti duhet të jetë në parashihe reale dhe jemi pajtuar sepse parashikimet janë të besueshme. Një parim tjetër ka të bëjë më frenimin e shpenzimeve dhe ky ishte element kyç sepse ideja është që të ruajmë hapësira të mjaftueshme për arsim, shëndetësi etj.

 

“Buxheti ende do të diskutohet, por ne kemi besim që shpenzimeve do të përmbahen. Ju e dini si ka qenë historia e pagave në Kosovë në shpërpushje sepse nuk është në rregull. Ideja është që pagat të rriten gradualisht. Mua më vjen mirë që ishim dakord me ministrin dhe jemi të bindur që pagat të jenë në përputhje me këta parametra”.

 

Buxheti për vitin 2018 do të jetë mbi 2 miliardë euro

 

Ndërsa ministri i Financave (MF), Bedri Hamza, tha se diskutimet me misioni e FMN-së nuk ishin të lehta.

 

Por ministri tha se këto diskutime kanë qenë produktive, ngase janë pajtuar që buxheti për vitin 2018 të jetë mbi 2 miliardë euro i bazuar në të hyra të qëndrueshme në përputhje me rritjen ekonomike.

 

“Kemi parashikuar edhe një zvogëlim të arsyeshëm të hendekut tatimor. Jemi dakorduar ta respektojmë rregullën fiskale dhe deficiti primar pritet të jetë pak më i vigël se 2 për qind. Buxhet do të jetë mbi 2 miliard ku vendin kryesor do ta nxënë shpenzimet kapitale. Do ti reflektojmë prioritetet e qeverisë që është sundimi i rendit dhe ligjit”.

 

Ministri i Financave ka falënderuar udhëheqësin e misionit të FMN-së për punën e bërë në Kosovë, duke shtuar se me të kanë diskutuar me qetësi në funksion të stabiliteti fiskal.

 

“Përveç kësaj ne i kemi trajtuar çështjet sociale duke respektuar infrastrukturën legale. Pasiqë ky është vizita e fundit si shef i misionit për Kosovë i zotit Jacques dua ti shpreh respektin për angazhimin korrektësinë e tij që kur edhe jemi kuptua gjithmonë kemi diskutuar me qetësi në funksion të stabilitetit fiskal”.

 

Ushtruesi i detyrës së guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) Fehmi Mehmeti tha se kemi një sektor bankar stabil dhe kreditimi ka rritje dy shifrore që tregon se norma e interesit janë në rënie

 

Mehmeti shpreson qe norma të ulet edhe më në funksion të zhvillimit ekonomik.

You may also read!

Kuvendi i Shqipërisë zgjedh mes tensionesh Arta Markun Kryeprokurore të Përkohshme

Kuvendi ka zgjedhur mes tensionesh Kryeprokuroren e Përkohshme. Me 69 vota pro, 2 kundër dhe 2 abstenim, deputetët e

Read More...

Horoskopi ditor, e Hënë 18 Dhjetor 2017

Dashi Gjatë kësaj dite qielli do të jetë i pastër. Pritet të jetë dita e duhur për t’u emocionuar

Read More...

Jevtiq: Lista Serbe bashkëpunon me Beogradin, por vendimet i merr vet

Zëvendëskryeministri i Kosovës njëherit ministër për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq ka thënë se Lista Serbe bashkëpunon me Beogradin,

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu