Kosova është tani aksionere e bursës shqiptare të energjisë

In Ekonomi

Operatori i Sistemit të Transmetimit dhe Kompania e Transmetimit të Kosovës do të jenë aksionerët e bursës shqiptare të energjisë. Kuadri ligjor po shkon drejt mbylljes, ndërkohë që synimi është sigurimi i energjisë me çmime më të lira dhe një treg sa më transparent.

“Është mekanizmi më i lartë dhe më transparent, që siguron çmim transparent dhe për rrjedhojë ulje të çmimit të blerjes së energjisë me shumicë.

Atë energji që ne e blejmë në bursa të huaja”, deklaron Entela Çipa, nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Shqipëria është para vendeve fqinje në hapat për krijimin e bursës dhe kështu krijohet mundësia që në të, të marrin pjesë edhe kompanitë e Malit të Zi dhe Maqedonisë.

“Mund të përfshihen edhe fqinjët e tjerë, si Mali i Zi dhe Maqedonia. Ne po ndërtojmë linjën 400 kë me Maqedoninë dhe sa më likuiditet të ketë një bursë, sa më shumë të ardhura dhe flukse energjie, aq më i leverdisshëm do të jetë çmimi”, thotë Çipa.

Aktualisht Shqipëria e blen energjinë në bursa të huaja, ku OSHEE dhe KESH hapin tendera për kompanitë tregtare. Futja në operim e bursës shqiptare ka si afat vitin 2018.

You may also read!

Efekti më i paparë që sjell kombinimi i qumështit me mjaltin

Mjalti është i përbërë pothuajse tërësisht nga sheqernat ( 82% ), fibrat (0.2%), proteinat (0.3%), por edhe nga uji,

Read More...

Genc Prelvukaj i dashuruar marrëzisht në Enin! Kjo video e dëshmon këtë

Këngëtari Genc Prelvukaj dhe ajo Eni Koçi më nuk janë veç kolegë pune. Dyshja tashmë janë çift dhe daljen

Read More...

Nuk ndalet droga – Itali, kapet gomonia me 1.5 ton marijuanë, dy shqiptarë në pranga (Foto/Video)

Sipas njoftimit të Guardia Di Finanza të Barit operacioni është zhvilluar të mërkurën rreth orës 14:00, kur kanë pikasur

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu