Fitojnë Prishtinë, Trepça ’89 dhe Drenica

In Futboll, Sport

Sot janë zhvilluar tri ndeshjet e fundit të javës së 9-të në Vala Superligë.

Prishtina ka shënuar fitore tejet të vështirë në duel me Vëllaznimin, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, me rezultat 1-0.

Golin e fitores bardhekaltrit e kryeqytetit e shënuan në minutën e 90-të me një skemë të shkëlqyeshme nga ndërprerja, ku Mazrekaj e shërbeu Dallkun, i cili i vetëm shënoi për 1-0.

Pas këtij goli trajneri i Vëllaznimit, Ismet Munishi reagoi ashpër tek gjyqtari kryesor, pasi më herët nuk u ndal një faull për gjakovarët.

Megjithatë, reagimi i tij i ashpër ndikoi që ai të përjashtohet nga ndeshja. Në sfidën tjetër, Trepça’89 shënoi fitore me rezultat bindës kundër Besës në “Riza Lushta”, me shifrat 3-0.

Golat për mitrovicasit i shënuan Oto John (45’ e 73’) dhe Florent Hasani (79’).

Fitore para tifozëve të vet ka realizuar edhe Drenica në ballafaqim me Vllazninë, me rezultat 1-0, me golin e shënuar nga Visar Berisha.

You may also read!

Kuvendi i Shqipërisë zgjedh mes tensionesh Arta Markun Kryeprokurore të Përkohshme

Kuvendi ka zgjedhur mes tensionesh Kryeprokuroren e Përkohshme. Me 69 vota pro, 2 kundër dhe 2 abstenim, deputetët e

Read More...

Horoskopi ditor, e Hënë 18 Dhjetor 2017

Dashi Gjatë kësaj dite qielli do të jetë i pastër. Pritet të jetë dita e duhur për t’u emocionuar

Read More...

Jevtiq: Lista Serbe bashkëpunon me Beogradin, por vendimet i merr vet

Zëvendëskryeministri i Kosovës njëherit ministër për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq ka thënë se Lista Serbe bashkëpunon me Beogradin,

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu