Shqiptari bëhet hero në Austri, shpëton fëmijën nga keqtrajtimi i një nëne të dehur

In Disaspora

Një nënë e dehur (42) është parë të dielën pasdite në sheshin Braunau të Austrisë, teksa keqtrajtonte vajzën e saj dy vjeçare. Shqiptari (21) Elvis Kadriu, i tmerruar nga kjo situatë ndërhynë për ta shpëtuar vogëlushen nga “kthetrat” e nënës së saj.

“Skenat që kam parë atë ditë ende më kanë mbetur nëpër kokë. Nuk mundem të besoj se si një nënë mund të sillet në atë mënyrë ndaj fëmijës së saj”, ka thënë Elvisi për gazetën austriake “Heute.at”. Kadriu ka thënë se edhe pas dy ditësh ende është i tronditur nga tmerri.

Siç raportohet, vajza ishte e veshur me një fustan, blusë dhe me këmbë zbathur në një temperaturë të ftohtë, prej 8 gradë. Nëna e dehur keqtrajtonte vajzën Leonie, madje ajo e hodhi për toke më gjithë forcën që kishte. Vogëlushja vetëm qante, përcjell “albinfo.ch”.

“Unë isha duke u kthyer me veturë nga shtëpia e hallës sime. Në një kryqëzim pash se si gruaja e keqtrajtonte fëmijën e saj”, ka shpjeguar rastin Elvisi.

21-vjeçari shqiptar kur sheh atë ngjarje, parkon veturën dhe flet me gruan. Megjithatë, gruaja sillet në mënyrë shumë agresive. “Ajo ishte aq e dehur sa që nuk arrinte të qëndronte as në këmbë”, ka shtuar ai.

Derisa Elvisi ka arritur ta shpëtojë fëmijën nga keqtrajtimet e mëtutjeshme, nuk lejon as gruan të ikë pa ardhur policia.

Për shkak të lëndimeve trupore, Leonia e vogël është dërguar në spital.

Elvis Kadriu ka thënë se dëshiron që sot ta viziton vajzën në spital dhe të sheh për se afërmi se si është gjendja e saj shëndetësore.

You may also read!

Efekti më i paparë që sjell kombinimi i qumështit me mjaltin

Mjalti është i përbërë pothuajse tërësisht nga sheqernat ( 82% ), fibrat (0.2%), proteinat (0.3%), por edhe nga uji,

Read More...

Genc Prelvukaj i dashuruar marrëzisht në Enin! Kjo video e dëshmon këtë

Këngëtari Genc Prelvukaj dhe ajo Eni Koçi më nuk janë veç kolegë pune. Dyshja tashmë janë çift dhe daljen

Read More...

Nuk ndalet droga – Itali, kapet gomonia me 1.5 ton marijuanë, dy shqiptarë në pranga (Foto/Video)

Sipas njoftimit të Guardia Di Finanza të Barit operacioni është zhvilluar të mërkurën rreth orës 14:00, kur kanë pikasur

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu