Banor pak, por mbretër në futboll – Këto janë vendet me popullsi më të vogël që kanë luajtur në një Kampionat Botëror (Foto)

In Futboll, Sport

Islanda është kualifikuar për herë të parë në historinë e saj në Kampionatin Botëror.

Islandezët kanë thyer një rekord duke u bërë vendi me më pak popullsi që luan këtë garë madhore. Islanda ka 331 000 banorë.

Por kjo nuk është cudi, pasi islandezët kishin paraqitje shumë të mirë edhe në Evropianin e fundit.

Islanda doli e para e grupit, dukë lënë pas kombëtare si Kroacia, Turqia dhe Ukraina.

Islanda ka treguar se nuk luan rol popullsia, pasi Kina nuk u kualifikua në Botëror edhe pse ka 1 miliard e 400 milionë banorë.

Janë gjithsej pesë kombëtare që kanë arritur në Kupën e Botës dhe kanë banorë më pak se 2 milionë.

Irlanda e Veriut kishte shkuar në Suedi në vitin 1958, kur kishte vetëm 1.4 milionë banorë.

Sllovenia, Kuvajti, Trinidad Tobago dhe Paraguai kanë shkuar po ashtu kur kishin numër të vogël të banorëve.

Më poshtë njihuni me vendet me popullsi më të vogël që kanë luajtur një fazë finale Botërori. /Telegrafi/

Sllovenia me 1.99 milionë banorë (Japoni dhe Kore 2002)

Kuvajti me 1.5 milionë banorë (Spanjë 1982)

Irlanda e Veriut me 1.4 milionë banorë (Suedi 1958)

Trinidad Tobago me 1.3 milionë banorë (Gjermani 2006)

Paraguai me 850 000 banorë në Botërorin e vitit 1930

You may also read!

Efekti më i paparë që sjell kombinimi i qumështit me mjaltin

Mjalti është i përbërë pothuajse tërësisht nga sheqernat ( 82% ), fibrat (0.2%), proteinat (0.3%), por edhe nga uji,

Read More...

Genc Prelvukaj i dashuruar marrëzisht në Enin! Kjo video e dëshmon këtë

Këngëtari Genc Prelvukaj dhe ajo Eni Koçi më nuk janë veç kolegë pune. Dyshja tashmë janë çift dhe daljen

Read More...

Nuk ndalet droga – Itali, kapet gomonia me 1.5 ton marijuanë, dy shqiptarë në pranga (Foto/Video)

Sipas njoftimit të Guardia Di Finanza të Barit operacioni është zhvilluar të mërkurën rreth orës 14:00, kur kanë pikasur

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu