Daçiq mbron kriminelin serb që vrau shqiptarët, përmend Ramush Haradinajn

In Lajme, Rajoni

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë se ambasadori i SHBA-ve në Serbi, Kyle Scott si dhe të gjithë ambasadorët tjerë nuk duhet të ndërhyjnë në punët e brendshme të Serbisë.

Daçiq ka thënë se deklaratat e bëra në lidhje me të burgosurin e Hagës, Vladimir Lazareviq nuk mund të rrezikojnë marrëdhëniet mes dy vendeve.

Megjithatë, ai ka theksuar se Lazareviq dhe të gjithë ata që kanë vuajtur dënimin, janë qytetarë si gjithë të tjerët dhe se askund nuk është e ndaluar të përfshihen në procese politike e të bëjnë deklarata, transmeton lajmi.net.

Daçiq është shprehur i bindur se nuk duhet rrezikuar marrëdhëniet me SHBA-në për këto deklarata duke marrë shembull edhe Ramush Haradinajn i cili është akuzuar për krime lufte nga Gjykata e Hagës ndërsa tani është kryeministër i Kosovës.

“Ambasadorët nuk duhet të ndërhyjnë në punët tona të brendshme. Ambasadorët tonë jashtë vendit nuk komentojnë mbi punët e brendshme të këtyre vendeve”, ka thënë ministri i Jashtëm serb.

Një ditë më parë, ambasadori i SHBA-ve, Kyle Scott reagoi ndaj deklaratave të ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin i cili të dënuarin për krime lufte në Kosovë, Vladimir Lazareviq e quajti ‘trim mbi trima’.

You may also read!

Haki Abazi: Visari është burrë i mirë, por nuk e di ‘kulaqin’ që po ia marojnë Shpendi e Dardani

Analisti politik, Haki Abazi ka komentuar zhvillimet e fundit në Lëvizjen Vetëvendosje. Abazi në një shënim në Facebook ka

Read More...

Barcelona 4-0 Deportivo: Notat e lojtarëve, maksimale për Suarezin

Barcelona fitoi ndaj Deportivo de La Corunas me rezultat 4-0 në La Liga. Kjo ishte fitore shumë e rëndësishme

Read More...

Kush është 32-vjeçari që u ekzekutua në makinë. Dyshimet e policisë (Foto)

Një 32-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri paraditen e së dielës në qytetin e Shkodrës. Angjelin Shkambi u gjet

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu