Gjykata e Apelit refuzon ankesën e Rugovës

In Kosova, Lajme

Gjykata e Apelit ka shqyrtuar ankesat e parashtruara në rastin që ka të bëjë me djalin e Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, Ukë Rugova dhe 20 të pandehurve të tjerë të cilët akuzohen për vepra penale që lidhen me krim të organizuar.

Me këtë rast, Gjykata e Apelit ka hedhur poshtë 17 nga ankesat e bëra kundër Aktgjykimit të Kryetarit të trupit gjykues të Gjykatës Themelore të Prishtinës, transmeton Indeksonline.

Kjo është komunikata e plotë:

Më 22 gusht 2017Gjykata e Apelit me anë të një Kolegji të përbërë nga 2 gjyqtarë ndërkombëtarë dhe një vendas, i ka shqyrtuar ankesat e parashtruara në rastin që ka të bëjë me 20 të pandehur me aktakuza të ndryshme për një numër të veprave si Krim i organizuar (Pjesëmarrje në Grupin kriminal të organizuar), në kundërshtim me Nenin 283, paragrafi 1 i KPK, në lidhje me veprën penale Kontrabandë me emigrantë, në kundërshtim me Nenin 170, paragrafi 1 i KPK dhe veprën penale Kontrabandë me emigrantë (Dokumente udhëtimi të falsifikuara), në kundërshtim me Nenin 170, paragrafi 2 i KPK dhe për një numër të akuzave për Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, në kundërshtimme Nenin 374, paragrafi 2 i KPK.

Shtatëmbëdhjetë të pandehur kanë parashtruar ankesa kundër Aktgjykimit të Kryetarit të trupit gjykues të Gjykatës Themelore të Prishtinës PKR 305/2016 të datës 27 mars 2017, me anë të cilit ishin refuzuar kërkesat e mbrojtjes për ta hedhur po

shtë aktakuzën si dhe kundërshtimet e tyre ndaj provave. Gjykata e Apelit, me anë të aktgjykimit PN 475/2017 të datës 25 shtator 2017, i ka hedhur poshtë këto 17 ankesa. Aktgjykimi i Kryetarit të trupit gjykues u vërtetua.

You may also read!

Droga në saksi!

Kimete Berisha Kjo që po ndodh me ish-ministrin e Policisë, Saimir Tahirin, është çudi tipike etnoshqiptare! Droga mbillet e

Read More...

Efekti më i paparë që sjell kombinimi i qumështit me mjaltin

Mjalti është i përbërë pothuajse tërësisht nga sheqernat ( 82% ), fibrat (0.2%), proteinat (0.3%), por edhe nga uji,

Read More...

Genc Prelvukaj i dashuruar marrëzisht në Enin! Kjo video e dëshmon këtë

Këngëtari Genc Prelvukaj dhe ajo Eni Koçi më nuk janë veç kolegë pune. Dyshja tashmë janë çift dhe daljen

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu