Gruaja më e kërkuar në botë, vritet nga ushtria amerikane

In Bota, Lajme

Britanikja Sally Jones e njohur me nofkën “nusja xhihadiste”, është vrarë gjatë sulmeve ajrore me dron nga ushtria amerikane.

Ish-këngëtarja e cila ka lindur në Kent, kishte udhëtuar për në Siri në vitin 2013 së bashku me bashkëshortin dhe djalin, me të vetmin qëllim që t’i bashkohet organizatës terroriste “Shteti Islamik, por me këtë veprim ajo është shpallur si gruaja më e kërkuar në botë.

Një agjent amerikan ka deklaruar për The Sun, se Jones është vrarë me dron afër vijës kufitare Siri-Irak.

“Amerikanët e kanë zënë duke u munduar të ikë nga qyteti Raqqa”, ka deklaruar një burim për këtë të përditshme angleze.

Edhe pse nuk është marrë ADN-ja e saj në vendin ku ka bombarduar droni për të konfirmuar nëse personi i varë është ajo, inteligjenca amerikane është e bindur që ajo ka vdekur.

Nuk dihet nëse djali i saj 12-vjeqar Jojo – i cili shfaqej në video propaganduese të ISIS-it, është vrarë gjithashtu në këtë sulm ajror.

Zyrtarët ushtarakë kanë deklaruar për The Sun se po ta dinin që biri i saj është afër nënës, ata sigurisht se do ta anulonin sulmin.

You may also read!

Droga në saksi!

Kimete Berisha Kjo që po ndodh me ish-ministrin e Policisë, Saimir Tahirin, është çudi tipike etnoshqiptare! Droga mbillet e

Read More...

Efekti më i paparë që sjell kombinimi i qumështit me mjaltin

Mjalti është i përbërë pothuajse tërësisht nga sheqernat ( 82% ), fibrat (0.2%), proteinat (0.3%), por edhe nga uji,

Read More...

Genc Prelvukaj i dashuruar marrëzisht në Enin! Kjo video e dëshmon këtë

Këngëtari Genc Prelvukaj dhe ajo Eni Koçi më nuk janë veç kolegë pune. Dyshja tashmë janë çift dhe daljen

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu