Hasani, Apostolovës: Kushtet e BE-së për vizat, të padrejta

In Kosova, Lajme

Kryetari i Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal dhe Medie nga radhët e PDK-së, Nait Hasani, i ka quajtur të padrejta kushtet e bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Në këtë kontekst, ai ka thënë se me përjashtim të luftës kundër korrupsionit, Gjykata Speciale dhe demarkacioni me Malin e Zi nuk do të duhej të ishin kushte për liberalizimin e vizave. Këto komente Hasani i ka bërë gjatë takimit me shefen e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova. Hasani ka theksuar se BE-ja ia ka hequr vizat Ukrainës edhe pse është shtet në konflikt me Rusinë, përderisa sipas tij, Kosova është shtet i vogël dhe stabil. Më tutje, Hasani e ka quajtur të papranueshme trysnin e BE-së ndaj liderëve të vendit për miratimin e Gjykatës Speciale. Ndërsa shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka deklaruar se për liberalizimin e vizave Kosova duhet t’i plotësojë dy kushte, demarkacionin me Malin e Zi dhe luftimin e korrupsionit. Ajo padashur të polemizoj me Nait Hasanin, ka deklaruar se nuk ka lidhje puna e Gjykatës Speciale me liberalizimin e vizave e as me themelimin e ushtrisë. Apostolova ka thënë se duhet të ikin nga këto polemika dhe ta lënë Gjykatën Speciale ta bëjë punën e vet. Por, Hasani ka pyetur Apostolovën pse vetëm Kosovës i është vënë kushti i demarkacionit për liberalizim. Sipas tij çfarë kushti tjetër do vendos BE-ja kur Kosova do ta bëjë demarkacionin me Serbinë. Në këtë kontekst, Hasani e ka quajtur kusht politik demarkacionin. Madje sipas Hasanit BE-ja nuk e njeh Kosovën shtet të qytetarëve të saj, por si shtet të shqiptarëve dhe serbëve. Pas kësaj shefja e Zyrës së BE-së e ka marrë përsëri fjalën duke thënë se demarkacioni nuk është kriter politik i vendosur për ta mbajtur Kosovën larg liberalizimit, por ka qenë kusht teknik. Ajo e ka quajtur të pikëllueshme politizimin e kësaj çështje, sepse sipas saj, po të ishte kryer demarkacioni tashmë do të ishin në një stad tjetër. Apostolova ka deklaruar se nuk ka mundësi që BE-ja t’i ndryshojë kriteret dhe se demarkacioni mbetet kriter për liberalizimin e vizave.

 

You may also read!

Kuvendi i Shqipërisë zgjedh mes tensionesh Arta Markun Kryeprokurore të Përkohshme

Kuvendi ka zgjedhur mes tensionesh Kryeprokuroren e Përkohshme. Me 69 vota pro, 2 kundër dhe 2 abstenim, deputetët e

Read More...

Horoskopi ditor, e Hënë 18 Dhjetor 2017

Dashi Gjatë kësaj dite qielli do të jetë i pastër. Pritet të jetë dita e duhur për t’u emocionuar

Read More...

Jevtiq: Lista Serbe bashkëpunon me Beogradin, por vendimet i merr vet

Zëvendëskryeministri i Kosovës njëherit ministër për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq ka thënë se Lista Serbe bashkëpunon me Beogradin,

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu