Politika italiane plot surpriza! Buffon, ministër i Sportit pas largimit nga futbolli

In Futboll, Sport

Gianlugi Buffon është një prej futbollistëve më të suksesshëm italian.

Ai deri më tani ka fituar një herë titullin e kampionit të botës dhe para pesë vjetëve pësuan humbje në finalen e evropianit të vitit 2012 prej Spanjës. Portieri ka paralajmëruar daljen ne pension nga futbollit aktiv pas botërorit të vitit të ardhshëm me kombëtaret.

Megjithatë, 39-vjeçarit i është ofruar një punë e re pas largimit nga futbolli. Ai ka rast të bëhet ministër i Sportit në Itali, nëse fiton partia “Rinascimento”.

“Nëse fitojmë zgjedhjet, Buffoni do të jetë Ministri i ri për Sport. Ai përfaqëson kombëtaren dhe është afër pensionit”, ka thënë presidenti i partisë, Vittorio Sgarbi.

Ndryshe, Buffon është një ndër lojtarët që ka ndërruar më së paku klube, ku prej vitit 1995-2001 mbrojti ngjyrat e Parmas dhe në 16 vjetët e fundit është portier i Juventusit, ku ka pasur 493 paraqitje.

Me këtë të fundit vlen të theksohet se ka fituar dhjetë tituj të Serie A me Juven, ndërsa ka fituar vetëm një titull evropian me klube, atë të Ligës së Evropës me Parmën.

You may also read!

Kuvendi i Shqipërisë zgjedh mes tensionesh Arta Markun Kryeprokurore të Përkohshme

Kuvendi ka zgjedhur mes tensionesh Kryeprokuroren e Përkohshme. Me 69 vota pro, 2 kundër dhe 2 abstenim, deputetët e

Read More...

Horoskopi ditor, e Hënë 18 Dhjetor 2017

Dashi Gjatë kësaj dite qielli do të jetë i pastër. Pritet të jetë dita e duhur për t’u emocionuar

Read More...

Jevtiq: Lista Serbe bashkëpunon me Beogradin, por vendimet i merr vet

Zëvendëskryeministri i Kosovës njëherit ministër për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq ka thënë se Lista Serbe bashkëpunon me Beogradin,

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu