Publikohen shpalljet e Facebook-ut që dyshohet se janë paguar nga rusët

In Bota, Lajme

Anëtarët e Komitetit të Inteligjencës së Dhomës Përfaqësuese të Shteteve të Bashkuara thonë se do t’i publikojnë mijëra shpallje të Facebook-ut, që dyshohet se janë blerë nga operativistët rusë, gjatë zgjedhjeve presidenciale amerikane të vitit të kaluar.

Anëtarët e Dhomës Përfaqësuese, Mike Conaway dhe Adam Schiff, u thanë reporterëve pas takimit të mbrëmshëm me shefen ekzekutive të kompanisë Facebook, Sheryl Sandberg, se ata po punonin me kompaninë për publikimin e shpalljeve.

“Ne kemi kërkuar ndihmë nga Facebook-u për pastrim të çfarëdo informacioni identifikues personal, por shpresojmë se kur kjo të kryhet ne mund t’i publikojmë ato për opionin”, tha Adam Schiff (demokrat).

Mike Conaway tha se është vështirë që shpalljet do të mund të publikoheshin para dëshmisë së kompanisë Facebook në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, më 1 nëntor, për ndërhyrjen ruse në zgjedhje.

Conaway (republikan) dhe Sandberg i thanë Komitetit të Inteligjencës së Dhomës Përfaqësuese, në një dëgjim të mbyllur, se Facebook po punon në mënyrë të vazhdueshme për t’i siguruar amerikanët që ta “kuptojnë se çka është propaganda, të cilën ata mund ta lexojnë ose jo”.

Ky komitet është njëri prej disa paneleve të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, që zhvillojnë hetime për akuzat për përzierje ruse në zgjedhje.

Aktualisht, rrjeti Facebook i ka furnizuar këto panele me më tepër se 3 mijë shpallje përçarëse politike, për të cilat besohet se ishin blerë nga operativistët rusë.

Mëtutje, Facebook tha se shpalljet ishin shpërndarë në këtë rrjet gjatë muajve para dhe pas zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara.

Pas zbulimit nga ana e rrjetit Facebook, për shpalljet e financuara ruse, për të cilat ka thënë se duket se synonin përçarjen në mesin e votuesve amerikanë, për çështjet siç janë homoseksualiteti, raca dhe imigracioni, zbulime të tilla të ngjashme aktualisht janë bërë edhe nga kompanitë Google dhe Twitter.

Të tri kompanitë, Facebook, Google dhe Twitter, do të dëshmojnë publikisht për ndërhyrjen ruse para paneleve të inteligjencës në Senat dhe në Dhomën Përfaqësuese më 1 nëntor.

Megjithatë, derisa Facebook dhe Twitter e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në këto dëgjime, Google ende nuk e ka bërë këtë.

You may also read!

Droga në saksi!

Kimete Berisha Kjo që po ndodh me ish-ministrin e Policisë, Saimir Tahirin, është çudi tipike etnoshqiptare! Droga mbillet e

Read More...

Efekti më i paparë që sjell kombinimi i qumështit me mjaltin

Mjalti është i përbërë pothuajse tërësisht nga sheqernat ( 82% ), fibrat (0.2%), proteinat (0.3%), por edhe nga uji,

Read More...

Genc Prelvukaj i dashuruar marrëzisht në Enin! Kjo video e dëshmon këtë

Këngëtari Genc Prelvukaj dhe ajo Eni Koçi më nuk janë veç kolegë pune. Dyshja tashmë janë çift dhe daljen

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu