FMN: Modeli ekonomik i Kosovës është i paqëndrueshëm

In Ekonomi

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) po e rishikon parashikimin e tij për rritjen ekonomike të Kosovës në vitin 2017, por ende konsideron se modeli i saj ekonomik është i paqëndrueshëm, i ka thënë agjencisë Reuters, përfaqësuesi i FMN-së në Kosovë, Ruud Vermeulen.

“Aktualisht, ne jemi në procesin e rishikimit të parashikimeve tona”, tha Vermeulen gjatë intervistës së djeshme, duke theksuar se “ne kemi paraparë rritje 3.5% për këtë vit dhe vitin e ardhshëm, por fakt është se statistikat zyrtare tregojnë se tashmë ekonomia ka shënuar rritje prej 4.3%, gjatë pjesës së parë të vitit 2017”.

Megjithatë, ai tha se ekonomisë së Kosovës, që ka popullatë prej 1.8 milion banorësh, ende i duhet reformë strukturore.

“Rritja është e lartë, por mbështetet në një model të paqëndrueshëm, i udhëhequr nga konsumi dhe investimet në sektorët jo të tregtueshëm, që para se gjithash, financohen nga remitencat, dhe si rezultat është papunësia e lartë dhe aktivitet i ulët” , i tha Vermeulen agjencisë Reuters.

Llogaritet se remitencat nga afro 800 mijë kosovarë që jetojnë në vendet perëndimore e përbëjnë afro 13% të prodhimit kombëtar.

You may also read!

Haki Abazi: Visari është burrë i mirë, por nuk e di ‘kulaqin’ që po ia marojnë Shpendi e Dardani

Analisti politik, Haki Abazi ka komentuar zhvillimet e fundit në Lëvizjen Vetëvendosje. Abazi në një shënim në Facebook ka

Read More...

Barcelona 4-0 Deportivo: Notat e lojtarëve, maksimale për Suarezin

Barcelona fitoi ndaj Deportivo de La Corunas me rezultat 4-0 në La Liga. Kjo ishte fitore shumë e rëndësishme

Read More...

Kush është 32-vjeçari që u ekzekutua në makinë. Dyshimet e policisë (Foto)

Një 32-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri paraditen e së dielës në qytetin e Shkodrës. Angjelin Shkambi u gjet

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu