Ministri Hamza: Nuk ka rritje të pensioneve në vitin 2018 (Video)

In Ekonomi

Ministri i Financave, Bedri Hamza ka konfirmuar se nga 1 janari i vitit të ardhshëm do të rriten pagat e punonjësve në sektorin publik për 4 përqind, kurse 20 përqind rritje për skemat sociale.

Rritje nuk do të ketë për pensionistët, ngase sipas ministrit Hamza, për këtë kategori ka pasur rritje para një kohe.

Hamza ka përsëritur se projekt-buxheti i planifikuar për vitin 2018 është 2 miliardë e 82 milionë euro. Ndërsa, pjesa më e madhe e shpenzimeve shkon për investimet kapitale me gjithsejtë 687 milionë euro ose 33 për qind e buxhetit.

Hamza tha se për investime kapitale janë të përfshira projekte të konsiderueshme të infrastrukturës, duke përfshirë infrastrukturën rrugore, objekte shkollore, sportive dhe të ngjashme.

Po ashtu theksoi se përveç Ministrisë së Shëndetësisë, është planifikuar të trajtohet me prioritet të lartë edhe sektori i rendit dhe ligjit.

Me buxhetin për vitin 2018, ai tha se rëndësi e veçantë me prioritet i është kushtuar edhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës, i cili ka një rritje buxhetore 12 përqind në krahasim me vitin paraprak, si dhe Këshilli Prokurorial të Kosovës me një rritje 27 përqind për rritjen e stafit për 690 pozita.

Hamza tha se është duke u punuar që të krijohen vende të reja të punës, të ngritët përqindja e rritjes ekonomike, e cila mundëson punësim të qëndrueshëm dhe adresim të sfidave të ekonomisë së Kosovës

Ai tha janë të përcaktuar që bartës të rritjes ekonomike të jetë sektori privat, ku kanë vlerësuar që rritja ekonomike për vitin e ardhshëm do të jetë 4.6 përqind.

Hamza ka thënë se buxheti i vitit të ardhshëm nuk është ndërtuar, duke planifikuar ngritje të normave tatimore apo vendosje të tatimeve të reja. Ai ka shtuar se do t’i stimulojnë bizneset dhe agrobizneset me subvencione, si dhe do të krijohen kushte për investitorë të huaj dhe vendor.
Të hyrat për vitin e ardhshëm që do të administrohen dhe do të mblidhen nga Doganat, ku paraparë 1 miliardë e 175 milionë, ndërsa të hyrat nga ATK-ja do të jenë 446 milionë.

You may also read!

Haki Abazi: Visari është burrë i mirë, por nuk e di ‘kulaqin’ që po ia marojnë Shpendi e Dardani

Analisti politik, Haki Abazi ka komentuar zhvillimet e fundit në Lëvizjen Vetëvendosje. Abazi në një shënim në Facebook ka

Read More...

Barcelona 4-0 Deportivo: Notat e lojtarëve, maksimale për Suarezin

Barcelona fitoi ndaj Deportivo de La Corunas me rezultat 4-0 në La Liga. Kjo ishte fitore shumë e rëndësishme

Read More...

Kush është 32-vjeçari që u ekzekutua në makinë. Dyshimet e policisë (Foto)

Një 32-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri paraditen e së dielës në qytetin e Shkodrës. Angjelin Shkambi u gjet

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu