Prindërit ia dëbuan por kjo shqiptare luftoi deri sa bindi gjykatën austriake

In Disaspora

Pas përpjekjeve që zgjatën shumë, shqiptarja nga Kosova, Filloreta Paluca, 16 vjeçe më në fund fiton të drejtën për të mbetur në Austri.

Rasti i saj kishte bërë jehonë të madhe në mediet austriake, në shkurt të këtij viti, kur ajo qe arrestuar në mes të rrugës dhe ishte dërguar në polici me pranga në duar, shrkuan heute.at.

Kjo kishte ndodhur, përkundër faktit se ajo, siç shkruajanë gazetat austriake, ishte e integruar në mënyrë të përsosur në Austri, ku jetonte me të ëmën dhe motrën, transmeton albinfo.ch. Filloreta kishte mbaruar dy zanate (kualifikime), si kuzhiniere dhe si kameriere, në Timelkam, qarku Vöcklabruck.

Thomas Eder dhe familja e tij, për të shpëtuar Filloretën nga dëbimi kishte vendosur madje që të bënte adoptimin e vajzës. Pas kësaj ka pasur shumë lëvizje lidhur me statusin e qëndrimit të vajzës 16 vjeçe në Austri, shkruan albinfo.ch. Fillimisht ajo, sipas autoriteteve, duhej patjetër të riatdhesohej në Kosovë, atje ku tashmë ishin dëbuar babai dhe vëllai i saj 19 vjeçar. Pastaj në maj të këtioj viti Gjykata Adeministratve e kishte stopuar dëbimin, por vendimi ishte i përkohshëm dhe me kusht.

Ndërsa sot, mund të thuhet se është përfundimtare: Gjykata Administrative ka vendosur që Filloreta ka të drejtë përfundimisht të vazhdojë qëndrimin në Austri, gjegjësisht nuk do të dëbohet në Kosovë. Ky vendim, sipas gjykatës, është marrë duke pasur konsideratë për “të mirën e fëmijës” dhe duke marrë parasysh se Filloreta tashmë “ka humbur çdo qasje me Kosovën. Me fjalë tjera: ajo ndihet në Austri si në shtëpi të saj”.

Ajo jeton me motrën dhe të ëmën në Timelkamm dhe vazhdon shkoillimin. Ndërkohë edhe nëna e Filloretës ka premtime për një vend pune. Vazhdimi i lejes së qëndrimit vlen edhe për nënën dhe motrën e Filloretës.

You may also read!

Haki Abazi: Visari është burrë i mirë, por nuk e di ‘kulaqin’ që po ia marojnë Shpendi e Dardani

Analisti politik, Haki Abazi ka komentuar zhvillimet e fundit në Lëvizjen Vetëvendosje. Abazi në një shënim në Facebook ka

Read More...

Barcelona 4-0 Deportivo: Notat e lojtarëve, maksimale për Suarezin

Barcelona fitoi ndaj Deportivo de La Corunas me rezultat 4-0 në La Liga. Kjo ishte fitore shumë e rëndësishme

Read More...

Kush është 32-vjeçari që u ekzekutua në makinë. Dyshimet e policisë (Foto)

Një 32-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri paraditen e së dielës në qytetin e Shkodrës. Angjelin Shkambi u gjet

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu