Keni shumë miq në Facebook? Arsyet pse jeni një materialist

In Tech

Së fundmi një ekip kërkimi nga Bochum i Ruhr-Universitetit në Gjermani ka realizuar një studim të ri i cili ka ardhur në përfundim se materialistët kanë më shumë miq në Facebook sesa njerëzit që janë më pak të interesuar për gjërat materiale. Sipas ekspertëve këta njerëz i shohin miqtë e tyre në Facebook si “objekte digjitale” dhe për këtë arsye përdorin këtë media sociale më shpesh.

Studimi, i botuar në Heliyon, gjithashtu zbuloi se materialistët kanë një nevojë më të madhe për t’u krahasuar me të tjerët dhe mediat sociale i ndihmojnë shumë ata.
Njerëzit materialistë përdorin Facebook më shpesh, sepse ata synojnë të objektivizojnë miqtë e tyre në Facebook, ftojnë miq të ndryshëm në Facebook për të rritur posedimin e tyre. Facebook ofron platformën e përkryer për krahasime sociale, me miliona profile dhe informacione rreth njerëzve. Dhe është falas , pikërisht materialistët i duan gjërat që nuk kushtojnë para”, tha Phillip Ozimek.

Ozimek dhe ekipi i tij i kërkuesve i mblodhën të dhënat e tyre përmes një pyetësori online të kryer në 242 përdorues të Facebook. Aty kanë kërkuar që këta përdorues të plotësonin një pyetësor ku duhet të thonin se sa shumë ishin dakord me një seri deklaratash që pasqyronin nivelet e tyre të aktivitetit në Facebook dhe nivelet e tyre të materializmit, si: “jeta ime do të ishte më mirë nëse do të kisha në zotërim gjëra të caktuara që nuk i kam” dhe ” shumë miq të Facebook kontribuojnë në më shumë sukses në jetën time personale dhe profesionale”.

Ata zbuluan se kishte lidhje të forta mes niveleve të larta të materializmit dhe aktivitetit intensiv të Facebook. Për të shpjeguar rezultatet e tyre, shkencëtarët zhvilluan The Social Self-Regulation Theory, e cila thotë se njerëzit përdorin mediat sociale si një mjet për të monitoruar dhe arritur qëllimet e tyre. Për njerëzit materialistë, ka të bëjë me monitorimin se sa larg janë drejt qëllimi të tyre për tu bërë të pasur, pohojnë kërkuesit.

You may also read!

Haki Abazi: Visari është burrë i mirë, por nuk e di ‘kulaqin’ që po ia marojnë Shpendi e Dardani

Analisti politik, Haki Abazi ka komentuar zhvillimet e fundit në Lëvizjen Vetëvendosje. Abazi në një shënim në Facebook ka

Read More...

Barcelona 4-0 Deportivo: Notat e lojtarëve, maksimale për Suarezin

Barcelona fitoi ndaj Deportivo de La Corunas me rezultat 4-0 në La Liga. Kjo ishte fitore shumë e rëndësishme

Read More...

Kush është 32-vjeçari që u ekzekutua në makinë. Dyshimet e policisë (Foto)

Një 32-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri paraditen e së dielës në qytetin e Shkodrës. Angjelin Shkambi u gjet

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu