Bayern Munich i shkakton humbjen e pestë rresht Anderlechtit (Foto/Video)

In Futboll, Sport

Bayern Munich ka arritur të shënoj fitoren e radhës në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Bavarezët triumfuan si mysafirë në stadiumin ” Constant Vanden Stock” të skuadrës belge Anderlecht me rezultat 2-1.

Golat u realizuan në këtë ndeshje në pjesën e dytë përmes Robert Lewandowskit, Corentin Tolissos dhe Sofiane Hannit.

Pieter Gerkens në dyluftim me Thiago Alcantarën dhe Arturo Vidalin

Pjesa e parë e takimit përfundoi pa gola, megjithëse te dyja skuadrat e kërkuan rrugën e portave reskeptive.

Lukasz Teodorczyk (’30, ‘39) i ekipit mbretëror belg dhe Arturo Vidal ishin të vetmet raste që vlen të theksohet në 45 minutshin e parë.

Në minutat e parë të pjesës së dytë gjermanët treguan se e dëshirojnë fitoren dhe arritën të kalonin në epërsi.

Ishte Corentin Tolisso që dërgoi një pasim të saktë në të 51 minutë në drejtim të Lewandowskit, i cili nuk e shpërdori rastin e krijuar prej mysafirëve.

Por, vendasit e barazuan rezultatin përmes Hannit, i cili morri një pasim të saktë në të 63 minutë Teodorczyk.

Ai që asistoi te Lewandowski, ishte realizator i golit në të 79 minutë pasi mori një pasim të saktë nga Joshua Kimmich.

Deri në fund të ndeshjes më nuk pati gola dhe kështu, ndeshja përfundoi me fitoren e mysafirëve, 2-1.

Vlen të theksohet se tifozët e skuadrës gjermane protestuan për çmimin e biletave, ku për tifozët e skuadrës bavareze kushtuan 100 euro.

Money being thrown on the field during Champions League match between Anderlecht and Bayern Munich

Pas kësaj, Bayern zë vendin e dytë me 12 pikë në grupin B ndërsa Anderlecht nuk ka fituar asnjë pikë deri më tani.

 

You may also read!

Haki Abazi: Visari është burrë i mirë, por nuk e di ‘kulaqin’ që po ia marojnë Shpendi e Dardani

Analisti politik, Haki Abazi ka komentuar zhvillimet e fundit në Lëvizjen Vetëvendosje. Abazi në një shënim në Facebook ka

Read More...

Barcelona 4-0 Deportivo: Notat e lojtarëve, maksimale për Suarezin

Barcelona fitoi ndaj Deportivo de La Corunas me rezultat 4-0 në La Liga. Kjo ishte fitore shumë e rëndësishme

Read More...

Kush është 32-vjeçari që u ekzekutua në makinë. Dyshimet e policisë (Foto)

Një 32-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri paraditen e së dielës në qytetin e Shkodrës. Angjelin Shkambi u gjet

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu