Asteroidi që morri emrin e vajzës shqiptare: Kjo është Pranvera që i krenoi të gjithë

In Jetë/Stil

Lajmi se në Gjithësi një asteroid u emërua me emrin e vajzës shqiptare, Pranvera Hyseni, bëri të ndihen krenarë mijëra njerëz. Asteroidi i zbuluar në vitin 2000 nga Katalina Sky Survey, u vendos të quhet Pranvera Hysniu nga “Minor Planet Centre”, departament në Universitetin e Harvardit.

Rrjetet sociale u pushtuan nga vala e lajmeve të ndryshme për këtë arritje të madhe të studentes 21-vjeçare nga Kosova.

Por kush është në të vërtet Pranvera Hyseni?

Pranvera Hyseni është një vajzë 21-vjeçare e cila ka themeluar dhe udhëheq organizatën e vetme astronomike në Kosovë “Astronomy Outreach of Kosovo”. Aktualisht studion në Fakultetin e Shkencave natyrore dhe Matematikës në Universitetin e Prishtinës. Pranvera është lindur në Vushtri dhe prej si fëmijë ajo mahnitej teksa shikonte qiellin gjatë natës. Hëna dhe yjet sa të bukura aq edhe misterioze përveç se e mrekullonin tej-mase i nxisnin edhe një dëshirë të flaktë për të ditur më shumë rreth tyre. Të duash të mësosh më shumë rreth shkencës së Astronomisë në një vend të vogël nuk është aspak e lehtë, problemi bazik është mungesa e literaturës. Kështuqë me ndihmën e Internetit Pranvera mësoi gjuhën angleze. Ky qe edhe hapi i parë për atë që ta zgjerojë diapazonin e njohurive rreth astronomisë duke surfuar në ueb-faqe të ndryshme shkencore botërore.

Në vitin 2011 Pranvera mori si dhuratë teleskopin e saj të parë, ajo përvojën e këndshme duke parë trupat qiellor përmes syrit të teleskopit e ndante edhe me miqtë e saj. Kështu në vitin 2015 ajo themeloi klubin astronomik “Astronomy Outreach of Kosovo”. Vetëm brenda dy vitesh klubi mbodhi më shumë se 100 anëtarë. Klubi me në krye Pranverën ka marrë pjesë në shumë konferenca dhe seminare ndërkombëtare në mbarë globin.

Këtë vit klubi përfaqësoi Kosovën në Konferencën Ndërkombëtare të Diellit që u mbajt Australi. Pranvera ka vizituar edhe departamentin e shkencave në Cyrih të Zvicrës madje pa nga afër Shkëmbin Hënor të sjellë nga NASA në Milano të Italisë, ku u pati rastin të takojë dhe të bisedojë me shumë ekspertë të Astronomisë.

Me ftesë të Robert Rives, Pranvera Hyseni, mbajti një fjalim para shumë astronautëve dhe shkencëtarëve të NASA-s në konventën shkencore Spacefest 2017 në Arizona.

Gjatë qëndrimit të saj në SHBA Pranvera realizoi një sërë vizitash në institucione kyçe shkencore astronomike.

Në fillim të nëntorit entuziazmi dhe puna e suksesshme e Pranverës u kurorëzua nga Minor Planet Centre duke emëruar një asteroid me emrin e 21-vjeçares. Ky vlerësim për Pranverën mbase është vetëm hapi i parë drejt rrugës së triumfeve të saj për vendin e saj dhe për gjithë shoqërinë e shqiptare është një krenari e pa përshkueshme që fal saj një trup qiell emër shqiptar të vërtitet në Gjithësi.

You may also read!

Haki Abazi: Visari është burrë i mirë, por nuk e di ‘kulaqin’ që po ia marojnë Shpendi e Dardani

Analisti politik, Haki Abazi ka komentuar zhvillimet e fundit në Lëvizjen Vetëvendosje. Abazi në një shënim në Facebook ka

Read More...

Barcelona 4-0 Deportivo: Notat e lojtarëve, maksimale për Suarezin

Barcelona fitoi ndaj Deportivo de La Corunas me rezultat 4-0 në La Liga. Kjo ishte fitore shumë e rëndësishme

Read More...

Kush është 32-vjeçari që u ekzekutua në makinë. Dyshimet e policisë (Foto)

Një 32-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri paraditen e së dielës në qytetin e Shkodrës. Angjelin Shkambi u gjet

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu