Kosova do jetë në krye të CEFTA-s më 2018

In Ekonomi

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani ka marrë pjesë në takimin e ministrave të CEFTA-s, që u mbajt më 23 nëntor 2017 në Beograd.Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se në këtë takim Hasani ka paraqitur para të pranishmëve zotimin dhe përkushtimin gjatë kryesimit të Kosovës me marrëveshjen e CEFTA-s gjatë vitit 2018, transmeton Koha.net.

Hasani ka thënë se kryesimi i CEFTA-s në vitin 2018 ka rëndësi të veçantë për shkak se në esencë aktivitetet e saj do të përfshihen në prioritetet që janë pjesë e agjendës shumëvjeçare dhe do të ndikojë drejtpërdrejt në implementimin e masave si pjesë e zonës ekonomike rajonale, siç edhe është konkluduar në takimin e përbashkët të CEFTA-s në vitin 2016 dhe konfirmuar nga kryeministrat në Samitin e Triestes.

Ai ka komentuar edhe deklaratat e tij të fundit për pozitën e Kosovës në CEFTA dhe cili është roli i UNMIK-ut. I pari i ministrisë së Tregtisë ka vlerësuar se do të ishte e gabuar nëse BE dhe palët e tjera të interesit e shohin deklaratën e tij dhe pozitën e Kosovës vetëm nga këndvështrimi politik.

You may also read!

Haki Abazi: Visari është burrë i mirë, por nuk e di ‘kulaqin’ që po ia marojnë Shpendi e Dardani

Analisti politik, Haki Abazi ka komentuar zhvillimet e fundit në Lëvizjen Vetëvendosje. Abazi në një shënim në Facebook ka

Read More...

Barcelona 4-0 Deportivo: Notat e lojtarëve, maksimale për Suarezin

Barcelona fitoi ndaj Deportivo de La Corunas me rezultat 4-0 në La Liga. Kjo ishte fitore shumë e rëndësishme

Read More...

Kush është 32-vjeçari që u ekzekutua në makinë. Dyshimet e policisë (Foto)

Një 32-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri paraditen e së dielës në qytetin e Shkodrës. Angjelin Shkambi u gjet

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu