Përdhunoi një vajzë shqiptare, lojtari i Milan dënohet me 9 vite burg

In Futboll, Sport

Ish-sulmuesi i Milan, Robson de Souza Santos, i njohur si Robinho, është dënuar nga gjykata e Milanos me plot 9 vite burg për dhunë seksuale në grup në dëm të një vajze shqiptare, që në kohën e ngjarjeve ishte 22 vjeçe.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2013 në ambientet e një diskoteke.

Sipas hetimeve, braziliani, i cili në atë periudhë luante për klubin kuqezi, ndërsa tani me Atletico Mineiro, ishte pjesë e krimit të dhunshëm bashkë me pesë persona të tjerë.

Në lidhje me këtë çështje ka hetuar prokurorja milaneze, Stefano Ammendola, e cila kërkoi arrestimin e ish-futbollistit të Milan që 1 vit e gjysmë pas ngjarjes.

E reja fatkeqe në këtë çështje, asaj kohe 22-vjeçare, ishte njohur me sulmuesin në një restorant të Milanos, pasi i kishte tërhequr vëmendjen brazilianit.

Me të shoqëruar në shtëpi bashkëshorten e tij, Robinho u kthye me shokët e tij për një takim në një lokal milanez.

Pasi e ka dehur vajzë duke e ccuar në gjendje të pavetëdijshme, ai e ka përdhunuar atë së bashku me miqtë e tij.

Robinho u shpall fajtor për veprën penale, duke u dënuar me 9 vit burg, me vendim të gjykatës së Milanos.

Me të njëjtën akuzë, Robinho u arrestua në 2009 edhe në Manchester City, për të dalë në liri me kusht, përpara se gjithçka të mbyllej.

You may also read!

Haki Abazi: Visari është burrë i mirë, por nuk e di ‘kulaqin’ që po ia marojnë Shpendi e Dardani

Analisti politik, Haki Abazi ka komentuar zhvillimet e fundit në Lëvizjen Vetëvendosje. Abazi në një shënim në Facebook ka

Read More...

Barcelona 4-0 Deportivo: Notat e lojtarëve, maksimale për Suarezin

Barcelona fitoi ndaj Deportivo de La Corunas me rezultat 4-0 në La Liga. Kjo ishte fitore shumë e rëndësishme

Read More...

Kush është 32-vjeçari që u ekzekutua në makinë. Dyshimet e policisë (Foto)

Një 32-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri paraditen e së dielës në qytetin e Shkodrës. Angjelin Shkambi u gjet

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu