Skandali 1 mln USD për lobim në SHBA, prokuroria e Tiranës nis verifikim ndaj Bashës

In Lajme, Rajoni

Skandali 1 mln USD per lobim ne SHBA, firmosur nga kryetari i PD Lulzim Basha, do te jete objekt hetimi nga ana e Prokurorise se Tiranes. Lajmi konfirmohet per javanerws.al nga burime brenda Prokurorise se Tiranës. Ajo ka nisur verifikimet për kontratat me plot pikepyetje të Partisë Demokratike, te firmosura nga Basha, që ka lidhur me kompani lobimi ne SHBA, duke mos i deklaruar zyrtarisht.

Organi i akuzës do të hetojë fillimisht burimin e të ardhurave, ku behet fjale për një shumë prej 1 mln USD që dyshohet se Partia Demokratike ka paguar për kompani lobimi offshore.

Kontratat në fjalë janë nënshkruar nga Partia Demokratike në të njëjtën periudhë kur kjo forcë politike vijonte protestën në çadrën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Investigimi i “Birn” zbuloi se PD lidhi dy kontrata me kompaninë amerikane “Stonington Strategies’. Pagesat për kompaninë e lobimit u bënë nëpërmjet dy kontratave të lidhura në fund të Marsit nga Partia Demokratike dhe një kompani tjetër që ‘Birn’ thotë se është një kompani fantazëm e regjistruar në Skoci me emrin “Biniatta Trade.

Kontrata e drejtpërdrejtë e PD-së me “Stonington Strategies” është raportuar në Departamentin e Drejtësisë në SHBA që në muajin mars, ndërsa kontrata me “Biniatta Trade LP’ është mbajtur e fshehur për disa muaj dhe është raportuar në mesin e muajit nëntor. Nëpërmjet këtyre pagesave të majme, “Stonington Strategies” ka kërkur dhe planifikuar takime për lidershipin demokrat me zyrtarë të stafit të presidentit amerikan, Donald Trump, anëtarë të Kongresit si dhe ka ndërmarrë kontakte në median amerikane – përfshirë një intervistë të kreut të PD-së, Lulzim Basha me portalin e “Breitbart News”.

Më 14 nëntor 2017, “Stonington Strategies” raportoi në Departamentin e Drejtësisë se ka marrë dy pagesa nga Partia Demokratike me vlerë totale 525 mijë USD dhe një pagesë të tretë nga “Biniatta Trade LP” në vlerën e 150 mijë USD. Asnjëra prej këtyre pagesave nuk rezulton e deklaruar në raportin financiar të dorëzuar nga PD në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e 25 qershorit, çka ngre dyshime serioze për origjinën e parave.

Gjithashtu, mbetet e paqartë se cila është marrëdhënia mes Partisë Demokratike dhe kompanisë ‘Biniatta Trade LP,’ e cila është në pronësi të një zinxhiri kompanish të regjistruara në Belizë- nje shtet i Amerikës Qendrore i njohur si parajsë fiskale. Përveç dy kontratave të lidhura me ‘Stonington Strategies,’ gjatë të njëjtës peridhë PD ka lidhur edhe një kontratë me kompaninë lobiste “Barnes and Thornburg LLP” në fillim të prillit me vlerë 150 mijë USD. Në total, shpenzimet e Partisë Demokratike për lobistët në Uashington për peridhën mars- qershor kapin vlerën e 825 mijë USD- më e lartë se të ardhurat totale që Partia Demokratike deklaroi në KQZ.

You may also read!

Haki Abazi: Visari është burrë i mirë, por nuk e di ‘kulaqin’ që po ia marojnë Shpendi e Dardani

Analisti politik, Haki Abazi ka komentuar zhvillimet e fundit në Lëvizjen Vetëvendosje. Abazi në një shënim në Facebook ka

Read More...

Barcelona 4-0 Deportivo: Notat e lojtarëve, maksimale për Suarezin

Barcelona fitoi ndaj Deportivo de La Corunas me rezultat 4-0 në La Liga. Kjo ishte fitore shumë e rëndësishme

Read More...

Kush është 32-vjeçari që u ekzekutua në makinë. Dyshimet e policisë (Foto)

Një 32-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri paraditen e së dielës në qytetin e Shkodrës. Angjelin Shkambi u gjet

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu