Kur shqiptarët vranë dy konzuj rusë

In op/ed

Serbia dhe Mali i Zi u ndanë të pakënaqura me rezultatin e luftërave ballkanike pasi që nuk i morën të gjitha tokat shqiptare siç planifikuan së bashku me Greqinë. Krijimi i shtetit shqiptar ishte problem i madh për lëvizjen pan-sllave. Serbisë nuk iu lejua të ngopej me toka shqiptare dhe ajo vendosi të zgjerohej duke e përfshirë territorin e Bosnjë dhe Hercegovinës dhe për këtë arsye e organizoi vrasjen e Franc Ferdinandit, në Sarajevë.

Rreziku që vinte nga lëvizja pan-sllave i detyroi shqiptarët t’i rezistonin kësaj ideje që ishte vdekjeprurëse për ta. Në fillim të vitit 1903, Fuqitë e Mëdha e detyruan sulltanin që ta pranonte hapjen e konzullatës ruse në Mitrovicë, e cila e kishte për detyrë mbrojtjen e të krishterëve sllavë, të cilën e kundërshtuan shqiptarët. Aksioni i parë i shqiptarëve kundër levizjes pan-sllave është vrasja e konzullit rus Grigorije Stepanovič Šcerbin, që u bë në Mitrovicë, më 18 mars 1903. Edhe më herët, por sidomos nga ky vit, nacionalizmi shqiptar vazhdoi të zhvillohej edhe si rezultat i rezistencës anti-sllave.

Më 8 gusht 1903, një ushtar shqiptar e vrau në Manastir edhe një konzull rus, i cili quhej Aleksandar Arkadieviq Rostkovski. Kjo nuk ishte vrasje politike, sikur ajo në Mitrovicë, por përfundoi si e tillë. Konzulli rus, Rostkovski, e kishte një shprehi të keqe. Ai në dorë e mbante gjithmonë një kamxhik dhe me te, kur ecte në këmbë ose nga pajtoni, i kamxhikoste njerëzit rrugës. Një herë, siç rrëfen Edith Durham, konzulli i kishte rënë kamxhik një gruaje dhe fëmijës që ajo e mbante për dore. Dhe, kështu Rostkovski i kamxhikoste njerëzit derisa një ditë ra në një “hundëlesh”, siç thotë populli.

Në mëngjesin e 8 gushtit pajtoni i Rostkovskit po i afrohej një postblloku ushtarak, në dalje të qytetit (Manastirit). Një ushtar shqiptar po qëndronte ulur dhe nuk po ngritej në këmbë për ta përshëndetur karrocën që e përfaqësonte Rusinë cariste në Manastir, veprim të cilin e priste Rostkovski. Prandaj, Rostkovski doli nga pajtoni për ta qortuar ushtarin ose ndoshta edhe për ta kamxhikosur, siç e kishte shprehi. Kur ushtari shqiptar e kishte vërejtuar se rusi po i afrohej duke bërtitur, ishte ngritur në këmbë, e kishte drejtuar pushkën e kishte marrë në shenjë konzullin dhe e kishte tërhequr këmbëzën. Rostkovski kishte rënë përtokë, duke dhënë shpirt në vend. Pastaj, nga karroca kishte dalë mësuesi i djalit të Rostkovskit për t’ia bërë me dije ushtarit se e kishte vrarë konzullin rus. Në këtë moment, ushtari shqiptar, i cili nuk e kuptonte gjuhën ose nuk dëshironte ta kuptonte, kishte shtënë edhe në mësuesin, por ky, së bashku me karrocierin, kishin ikur nga vendi i ngjarjes.

Konzullata ruse dhe sllavët e Maqedonisë organizuan një funeral sikur Rostkovski të kishte qenë ndonjë hero sllav. Edith Durham, e cila ato ditë kishte qëlluar në Maqedoni, funeralin e konzullit e ka përshkruar në këtë mënyrë:

“Aq mirë ishte inxhinieruar funerali i Rostkovskit sa që fshatarët vendas sllavë e shikonin atë si martir të kauzës sllave e jo si një njeri i cili ia solli vetes dënimin e merituar”.

Rusia e shfrytëzoi këtë rast që t’i portetizonte shqiptarët si myslimanë konfliktuozë, anti të krishterë dhe, si të tillë, anti-evropianë.

Kjo propagandë ruse, tërësisht pro-sllave, ka vazhduar të krijojë efekte edhe gjatë kohës kur ekzistonte Bashkimit Sovjetik dhe ka depërtuar mjaft edhe në kokat e disa shqiptarëve.

Sot, Rusia, me po të njëjtën politikë, e cila e ka për qëllim zgjerimin e territoreve sllave ose zgjerimin e ndikimit të saj, e kërcënon jo vetëm Azinë dhe Ballkanin, por tërë Evropën.

 

 (Ky shkrim është publikuar në profilin e autorit në Facebook dhe në portalin “The Albanian”. Linku: http://www.thealbanian.co.uk/kur-shqiptaret-vrane-dy-konzuje-ruse.html)

You may also read!

Haki Abazi: Visari është burrë i mirë, por nuk e di ‘kulaqin’ që po ia marojnë Shpendi e Dardani

Analisti politik, Haki Abazi ka komentuar zhvillimet e fundit në Lëvizjen Vetëvendosje. Abazi në një shënim në Facebook ka

Read More...

Barcelona 4-0 Deportivo: Notat e lojtarëve, maksimale për Suarezin

Barcelona fitoi ndaj Deportivo de La Corunas me rezultat 4-0 në La Liga. Kjo ishte fitore shumë e rëndësishme

Read More...

Kush është 32-vjeçari që u ekzekutua në makinë. Dyshimet e policisë (Foto)

Një 32-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri paraditen e së dielës në qytetin e Shkodrës. Angjelin Shkambi u gjet

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu