A është Amerika shtet mik edhe në Bruksel edhe në Qakorr?

In op/ed

Bajrush Morina

Qeveria e Kosovës po kërkon përfshirjen e ShBA-së, në fazën përfundimtare me dialogun me Serbinë, në mënyrë që të sigurohet një marrëveshje përfundimtare, e pranueshme dhe e zbatueshme për të dy palët.

Njohës të çështjeve politike në vend thonë se kërkesa e tillë është normale, porse si kërkesë është thënë në vendin e gabuar.

Nexhmedin Spahiu thotë se Kosova po kërkon ndihmen e ShBA-së për të zgjedhur problemt në të cilat ka ngecur.

“Kur fëmija e humbë rrugën nuk e di ku e ka shtëpinë ai e thërret babën. Edhe Kosova e ka humbur rrugën e po e kërkon babën (Amerikën) me ia zgjedhë problemet në të cilat ka ngecur. Prandaj është kërkesë normale, por nuk ishte aspak diplomatike ajo që Ramush Haradinaj kërkesën për përfshirjen e Amerikës në dialog e bëri në Bruksel. Ky ishte një ofendim i paskrupullt për BE-në. Nëse Amerika është baba i shtetit të Kosovës, BE është nana e shtetit të Kosovës. Tani edhe kur baba e nana i kanë relacionet e shkëlqyeshme nuk është e hijshme që të shkosh te nana e të thuash se e do babën”, ka thënë Spahiu në një bisedë për Indeksonline.

Nga ana tjetër, Bajrush Morina thotë se Amerika është pavarësia dhe shpëtimi i shqiptarëve.

Sipas tij, ndërtimi i shtetit të Kosovës është nisur dhe është vendosur në Amerikë dhe me Amerikën.

“Pa Amerikën nuk mund të vendoset as për bisedimet me Serbinë. Por ajo që unë e shoh diçka jo të mirë të mirë te lidershipi aktual kur është fjala për Amerikën është dyftyrësia politike e kryeministrit Haradinaj në relacion me Amerikën. Pra Amerika na duhet për bisedime me Serbinë, por Amerikën nuk e përfillim kur na flet për Demarkacionin. Pra a është Amerika shtet mik i Kosovës edhe në Bruksel edhe në Qakorr? Amerika nuk ndërron “fytyra”, Amerika nuk është hipokrite, Amerika është e njëjtë edhe në Bruksel edhe në Qakorr?! Pra, me Amerikën nuk bën të sillemi si hipokrit, si lider “me dy fytyra”! Me Amerikën duhet të jemi në miqësi të përhershme siç ka thënë presidenti Ibrahim Ruvova. Jo njëherë “…po me pëlqen Amerika”, e pastaj “…jo nuk po më pelqen çka po thotë Amerika!’”, ka theksuar ai për Indeksonline.

Ndryshe, deri më tani Prishtina dhe Beogradi kanë arritur një varg marrëveshjesh në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, përfshirë edhe Marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhënieve në prill të vitit 2013, e cila parasheh formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

You may also read!

Haki Abazi: Visari është burrë i mirë, por nuk e di ‘kulaqin’ që po ia marojnë Shpendi e Dardani

Analisti politik, Haki Abazi ka komentuar zhvillimet e fundit në Lëvizjen Vetëvendosje. Abazi në një shënim në Facebook ka

Read More...

Barcelona 4-0 Deportivo: Notat e lojtarëve, maksimale për Suarezin

Barcelona fitoi ndaj Deportivo de La Corunas me rezultat 4-0 në La Liga. Kjo ishte fitore shumë e rëndësishme

Read More...

Kush është 32-vjeçari që u ekzekutua në makinë. Dyshimet e policisë (Foto)

Një 32-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri paraditen e së dielës në qytetin e Shkodrës. Angjelin Shkambi u gjet

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu