“Donald Trump u ka shpallur luftë 1.5 miliardë myslimanëve”

In Bota, Lajme

Donald Trump është duke rrezikuar që të ndezë shkëndijat e një lufte fetare në Lindjen e Mesme, pasi zyrtarisht njohu Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, kanë theksuar Turqia dhe Irani.

Kryeministri turk Bin Yildrim paralajmëroi se vendimi mund të nxitë një luftë të shenjtë, shkruan express.co.uk, transmeton arbresh.

Sipas tij vendimi i Trump mund të sjellë probleme të pazgjidhshme, duke thënë se ishte jetike për paqen globale që Donald Trump të ndryshonte mendje.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan tha se “SHBA-të janë duke e zhytur rajonin dhe botën në një zjarr të pafund”.

Kreu i Lartë i Iranit, Ali Khamenei, shprehu zemërimin e tij mbi vendimin, duke thënë se kjo ishte një shenjë e “paaftësisë dhe dështimit.

Liderët e të dy vendeve kanë theksuar se situata pritet të tensionohet, ndërsa Khamenei ka theksuar se “Trump u ka shpallur luftë myslimanëve”.

You may also read!

Haki Abazi: Visari është burrë i mirë, por nuk e di ‘kulaqin’ që po ia marojnë Shpendi e Dardani

Analisti politik, Haki Abazi ka komentuar zhvillimet e fundit në Lëvizjen Vetëvendosje. Abazi në një shënim në Facebook ka

Read More...

Barcelona 4-0 Deportivo: Notat e lojtarëve, maksimale për Suarezin

Barcelona fitoi ndaj Deportivo de La Corunas me rezultat 4-0 në La Liga. Kjo ishte fitore shumë e rëndësishme

Read More...

Kush është 32-vjeçari që u ekzekutua në makinë. Dyshimet e policisë (Foto)

Një 32-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri paraditen e së dielës në qytetin e Shkodrës. Angjelin Shkambi u gjet

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu