Letra e Komandant Malishevës nga burgu: Edhe sa kohë do të vuajnë Shqiptarët?!

In Lajme, Rajoni

Muhamet Krasniqi, i njohur si Komandant Malisheva, i cili u arrestua në konfliktin e Kumanovës, nga burgu i Shkupit ka shkruar në Facebook në lidhje me gjendjen e tij dhe revoltën për vendimet nga Gjykata për Grupin e Kumanovës.

Shkrimi Komandant Malishevës në Facebook:

Miqë të nderuar mirëmbrëma të gjithve, pa dallim partije e feje . Tani po mbushim 31 muaj në paraburgim.

Brenda kesaj kohe kam parë gjithqka burra te fortë e të ligë kam parë ate që nuk e ka parë secili nga ju dhe kam nxjerr nji përfundim se njerëz me të qendrueshem që qëndrojn stoik në burgje si ne Shqiptarët ska!!! E them ngase kam parë maqedon Romë boshnjak serb e bullgar po qe te gjithë vetem vajtojn si femijë duke u përqyrr , prandaj them me bindje qe si populli ynë nuk ka! Jan vertet burra qe qendrojn pa u luhat .

Po edhe sa kohë do të vuajn Shqiptaret?!

Nëse sot gruevski iku nesër mundë te vij prap nji tjeter.

Megjithse kjo qeveri me Zaevin po ndryshon disa gjera për te miren e popullit vete se pari e pastaj edhe për tjeret , sepse po mos te mos merej me reforma ky shtet no exist .

Tani mbetet të shihet a do i qoj deri ne fund premtimet e dhena, nese jo.

Atehere veshtire që do mund te kete bashkjetes ktu ne kete shtet të brishtë.

You may also read!

Haki Abazi: Visari është burrë i mirë, por nuk e di ‘kulaqin’ që po ia marojnë Shpendi e Dardani

Analisti politik, Haki Abazi ka komentuar zhvillimet e fundit në Lëvizjen Vetëvendosje. Abazi në një shënim në Facebook ka

Read More...

Barcelona 4-0 Deportivo: Notat e lojtarëve, maksimale për Suarezin

Barcelona fitoi ndaj Deportivo de La Corunas me rezultat 4-0 në La Liga. Kjo ishte fitore shumë e rëndësishme

Read More...

Kush është 32-vjeçari që u ekzekutua në makinë. Dyshimet e policisë (Foto)

Një 32-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri paraditen e së dielës në qytetin e Shkodrës. Angjelin Shkambi u gjet

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu