Thaçi takohet me homologun e tij malazez, thotë se raportet mes dyja vendeve janë të forta

In Kosova, Lajme

Presidenti, Hashim Thaçi, është takuar sot në Sofje të Bullgarisë me homologun e tij malazez, Filip Vujanoviq.

Lajmin për këtë takim, kreu i shtetit kosovar e ka bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter.

“Marrëdhëniet midis vendeve tona mbeten miqësore dhe të forta”, ka shkruar ai, transmeton Klan Kosova.

Presidenti Thaçi po qëndron për vizitë në Sofje ku do të marrë pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor, si dhe në konferencën e Bankës Botërore që mbahet në Sofie të Bullgarisë.

Atje do të marrin pjesë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Mirko Saroviq, ministër i Tregtisë së Jashtme dhe Marrëdhënieve Ekonomike të Bosnjës, Zoran Zaev, kryeministër i maqedonisë, presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq dhe kryeminstrja serbe, Ana Brnabiq.

Në këtë takim do të diskutohet për bashkëpunimin rajonal dhe për dinamizmin e procesit të integrimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

You may also read!

Haki Abazi: Visari është burrë i mirë, por nuk e di ‘kulaqin’ që po ia marojnë Shpendi e Dardani

Analisti politik, Haki Abazi ka komentuar zhvillimet e fundit në Lëvizjen Vetëvendosje. Abazi në një shënim në Facebook ka

Read More...

Barcelona 4-0 Deportivo: Notat e lojtarëve, maksimale për Suarezin

Barcelona fitoi ndaj Deportivo de La Corunas me rezultat 4-0 në La Liga. Kjo ishte fitore shumë e rëndësishme

Read More...

Kush është 32-vjeçari që u ekzekutua në makinë. Dyshimet e policisë (Foto)

Një 32-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri paraditen e së dielës në qytetin e Shkodrës. Angjelin Shkambi u gjet

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu